Rruzarja e Shenjtë!
Rruzarja është uratë e thjeshtë me anë të të cilës katolikët e nderojnë në një mënyrë të veçantë Virgjërën Mari. Kjo lutje i pëlqen shumë Zojës, sepse paraqitet si lutje e përsosur. Këtë gjë Zoja edhe e ka shfaqur sidomos gjatë shfaqjes së saj në Lurd, në vitin 1858, dhe në Fatima, në vitin 1917.
Rruzarja përfshin ngjarjet më të rëndësishme nga jeta e Jezusit dhe Virgjërës Mari dhe na nxit që të mendojmë për to.
Rruzarja nuk është ‘lutje e buzëve’, në të cilën përsëriten gjithnjë të njëjtat fjalë. Ajo para së gjithash është lutja e zemrës, në të cilën mendojmë për secilin mister, për secilën ngjarje nga jeta e Jezusit dhe e Virgjërës Mari.