Shenjtja e ditës: 7 Maj – Shën Flavia Domitila, martire (shekulli I)

Written by on May 6, 2017

: 7 Maj – Shën Flavia Domitila, martire (shekulli I)

 

Për virgjërën romake Flavia Domitila, stërmbesë e perandorëve Titi e Domician, lexohet kështu në Historinë kishtare të Eusebit të Cezaresë: “Thonë se në vitin e pesëmbëdhjetë të Domicianit (95 pas Krishtit), Flavia Domitila, mbesë, nga ana e motrës, e Flavio Klementit, që ishte atëherë njëri prej konsujve të Romës, u internua së bashku më shumë njerëz të tjerë në ishullin e Poncës sepse kishte pranuar Krishtin”. Krishterimi kishte lënë shenja edhe në hierarkitë e larta perandorake. Vetë Flavio Klementi, kushëri i Domicianit, u bë i krishterë dhe u martirizua me akuzën – siç shkruan historiani romak Dion Kasio – për ateizëm, sepse kishte refuzuar të adhuronte hyjnitë e Romës. Edhe shumë të tjerë bashkë me të, shton historiani, sepse “sipas zakoneve të hebrenjve, u dënuan kush me vdekje, kush me konfiskim të pasurisë”.

Flavia Domitila i pësoi të dyja dënimet, se ishte e krishterë dhe se kishte refuzuar të martohej me një pagan. Një Mundim pak i besueshëm e jep emrin e të fejuarit të refuzuar, Aurelian, biri i një konsulli. Refuzimi i kushtoi virgjërës “një martirizim të gjatë”, siç shkruan Shën Jeronimi, së pari në mërgim në Ponca, pastaj me vdekje në turrën e druve në shtëpinë e saj në Terraçina, ku zjarrin ia kishte vënë vëllai i djaloshit që kishte kërkuar më kot dorën e vajzës.


Current track

Title

Artist