Shenjti i ditës – 9 korrik: Shën Veronika Giuliani, abate kapuçine (1660 – 1727)
Written by Radio Maria on July 8, 2017
Shenjti i ditës – 9 Korrik: Shën Veronika Gjuljani, abate kapuçine (1660 – 1727)
Kjo mistike shkroi ditarin e quajtur Thesari i fshehur, i cili u botua në dhjetë vëllime duke filluar nga viti 1895 deri në vitin 1928. Në të përshkruhet historia e një shpirti i cili jetoi përvoja të jashtëzakonshme siç janë vizionet, zbulesat dhe stigmat, të paraqitura sipas urdhërit të shprehur nga rrëfyesi i saj. Orsola (ky ishte emri i pagëzimit të saj) kishte lindur me 27 dhjetor, ishte bija e shtatë, e bashkshortëve Gjuljani, në Merkatello afër Urbinos. Që nga fëmijëria u paraqitën në të fenomene të jashtëzakonshme, kështu në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, mori lejen e prindërve që të hynte në bashkësinë e klariseve kapuçine të Città di Castello. Kreu shërbime të ndryshme, duke filluar nga më i përvujti deri tek më i larti, nga guzhiniere e thjeshtë në abate.
Tema e zakonshme e meditimeve të saj ishte mundimi i Krishtit dhe pati privilegjin të bashkëndante vuajtjet e Shpëtimtarit. Në ditarin e saj, të cilin ajo e shkroi me përpikmëri me qëllim për të mos e rilexuar atë që shënonte, lexohet: «Viti 1697, e premtja e shenjtë, mëngjesin afër ditës, kur gjendesha në lutje, Zoti bëri të tejkalojë në shpirtin tim hirin duke më dhënë shenjat dhe mundimet që Fjala hyjnore kishte vuajtur për shpëtimin tim». Dhe ja si e përshkruan momentin në të cilin në trupin e saj u shfaqën stigmat: «Unë pashë duke dalë nga Plagët e tij të shenjta pesë rreze të shndritshme dhe të gjitha erdhën në drejtimin tim. Katër ishin gozhdat dhe një ishte heshta, si e artë, krejt e skuqur dhe ma tejkaloi zemrën nga njëra anë në tjetrën». Që askush të mos i kuptonte ato shenja të veçanta hyjnore, Veronika e luti Zotin «që t’ia fshihte në sy të të gjithëve». Pjesërisht u plotësua, pasi eprorët, nga frika se mos bëhej fjalë për ndonjë vepër të të keqit, e mbajtën të veçuar për shumë kohë, duke e privuar edhe nga Euharistia. Prova e vështirë nxori në dritë heroizmin e virtyteve të saj dhe pasurinë e shpirtit të saj. Vdiq të premten e shenjtë, në kuvendin e Città di Castello, pas tridhjetë e tri ditësh sëmundje. U lumturua nga Piu VII në 1804 dhe u kanonizua nga Gregori XVI në 1839.