Shenjti i ditës: 8 nëntor – E lumja Elizabeta e Trinisë, karmelitane (1880 – 1906)

Written by on November 7, 2016

Shenjti i ditës: 8 nëntor – E lumja Elizabeta e Trinisë, karmelitane (1880 – 1906)

 

Një tjetër lule e Karmelit. Ashtu si simotra Tereza e Lisiës, edhe Elizabeta Catez, e lindur në Avor të Francës, ka arritur majat e shenjtërisë brenda njëzet e gjashtë vjetëve të jetës së vet tokësore. E kaloi fëmijërinë në Digjon, vend ku i ati, ushtarak, e kishte transferuar familjen. Elizabeta ishte e gjallë, e lëvizshme, por bujare. Në moshën shtatë vjeçare mbeti jetime nga babai. Për atë qe humbja e një drejtuesi. Pas shthurjeve të para u diplomua në konservator dhe dha koncerte pianoje me një farë suksesi. Edhe pse ishte një vajzë e admiruar dhe e kërkuar për martesë nga të rinjtë e aristokracisë qytetare, Elizabeta ndjeu një thirrje të fortë për në Karmel. Ppor, kur ia shprehu së ëmës dëshirën për t’u mbyllur në kuvend, ajo ia refuzoi hapur. Ke bërë kaq shumë flijime, i tha e ëma, për të të siguruar një pozitë të mirë në jetë, dhe t’i tani prish çdo gjë. Elizabeta, për t’i bërë qefin nënës, frekuentoi botën e bukur, vazhdoi të jepte koncerte, por në zemrën e vet i ishte kushtuar Zotit dhe priste t’i kushtohej plotësisht atij sapo të arrinte moshën madhore. Në moshën njëzet e një vjeçare hyri në Karmelin e Digjonit, ku mori emrin motër Elizabeta e Trinisë. Dhe si simotra e njohur Tereza, ajo i pranoi me gëzim hiret e jashtëzakonshme me të cilat u mbush, duke përshkuar kalvarin e vuajtjeve fizike e morale pa asnjë ankim, duke u ofruar si viktimë dëmshpërblimi e dashurie. U lumturua në vitin 1984.


Current track

Title

Artist