Shenjti i ditës: 8 gusht – Shën Domeniku, meshtar, themelues (1170 – 1221)

Written by on August 7, 2017

Shenjti i ditës: 8 Gusht – Shën Domeniku, meshtar, themelues (1170 – 1221)

 

Parajsën e tij, Dante përvijëson me një tercinë profilin e saktë të dy shenjtërve të mrekullueshëm të Dyqintës, Françeskut dhe Domenikut: «njëri qe krejt serafik i zjarrtë;/ tjetri për dije në tokë qe /me dritë engjëllore një mrekulli». Karakter metodik dhe i qëndrueshëm, Domenik Guzman – i lindur në Kaleruega në Vecchia Castiglia nga një nënë e shenjtë, e lumja Gjovana d’Aza, edhe ajo e përkujtuar sot – i dha shumë rëndësi studimit, për të luftuar plagën e përbashkët në popull e në kler, injorancën. «Studimi ynë», u këshillon Domeniku fretërve të tij, «duhet kryesisht, me afsh, me çdo energji, të na ndihmojë të jemi të dobishëm për vëllezërit tanë. Program i realizuar plotësisht nga njëri prej dishepujve të tij, shën Tomë Akuini, i cili e bëri të veten moton: «Contemplata aliis tradere», të ndash me të tjerët frytin e përgatitjes kulturore.

Domeniku kishte nxjerrë një mësim të dobishëm nga qortimi që u bënë heretikët katar misionarëve që kishin shkuar të pajisur mirë në Linguadokë si misionar: «Ja ministrat, në kalë, e një Hyji që ecte në këmbë». Domeniku për të mos e bërë të paefektshme veprën e vet misionare, themeloi një Urdhër fretërish të varfër dhe studiues, të aftë për të predikuar mbi të gjitha me shembullin e jetës së vet: «Ne refuzojmë», shkruan ai, «në mënyrën më absolute çdo lloj prone e rente». Rreptësi e tepruar? Si këshillë koncepti i varfërisë është i vjetër sa Ungjilli. Katarët e albigezët kishin të njëjtin ideal të propozuar nga Françesku dhe nga Domeniku, por nuk e bënë si një thirrje e mirfilltë ndaj këshillave ungjillore, por si instrument nxitjeje sociale. Merita e dy shenjtërve është se kanë bashkuar përvujtërinë me varfërinë, duke i imunizuar dishepujt e tyre nga mendjemadhësia shpirtërore dhe përçmimi ndaj të tjerëve. Domeniku e kishte mësuar trupin e tij me flijime që nga rinia. Pasuria e tij ishin librat, që nuk ngurroi t’i shiste për t’i dhënë të hajë një të varfëri. Dishepujve të tij ai mundi t’u predikonte me shembull: ecte në këmbë nga një qytet në tjetrin, argjëronte dhe jetonte me lëmoshë, shpesh flinte në tokë pa asgjë. Onori III e aprovoi Urdhërin e Predikatarëve. Në vitin 1234 Domeniku u shpall shenjt.


Current track

Title

Artist