Shenjti i ditës: 7 Qershor – Shën Anton Maria Gjaneli, ipeshkëv (1789 – 1846)

Written by on June 5, 2017

Shenjti i ditës: 7 Qershor – Shën Anton Maria Gjaneli, ipeshkëv (1789 – 1846)

            Mes aktiviteteve të shumta të këtij shenjti ligurian, i provincës së Gjenovës, është edhe një shoqatë me emër të pazakonshëm, «shoqëria ekonomike», por me pikësynim ungjillzues. Propozonte edukimin, ndihmën morale të të rejave, të besuara në kujdesin e «zonjave të Bamirësisë», një emër gjithashtu i pazakonshëm i ndryshuar në 1829 me atë të famshmin «Bijat e Marisë». Kongregata pati një zhvillim të shpejtë në Amerikën Latine ku don Antoni gjatë vizitave të tij quhej  nga njerëzit «shenjti i motrave». Famullitar i Kiavarit nga 1826 deri në 1838, nuk ishte mbyllur në kufinjtë e famullisë së tij të gjerë. Një vit pas emërimit i kishte vënë bazat për themelimin e një bashkësie meshkujsh, e vënë nën mbrojtjen e shën Alfons de Liguorit, duke mbledhur meshtarë të rinj për misionet popullore dhe për mbështetjen e famullive veçanërisht të vështira.

            Misionarët «ligurian» morën emrin Oblatët e shën Alfonsit. Pasi u zgjodh ipeshkëv i Bobios në 1837, zbatoi në dioqezë reformat që i kishte nxitur që kur ishte famullitar i Kiavarit, ku kishte themeluar një seminar të tijin duke u ripropozuar studentëve të filozofisë dhe të teologjisë  Somën e lënë pas dore të shën Tomë Akuinit, në një moment të veçantë në të cilin pozitivizmi ateist dhe racionalizmi i futur edhe mes studentëve katolikë përparonte. U kujdes për formimin e klerit me dorë energjike, duke hequr famullitarë pak të zellshëm dhe duke i bërë shpesh thirrje bashkëpunimit të oblatëve të tij. Bari syhapur por i dhembshur dhe i kuptueshëm, tomist i bindur por jo i mbyllur ndaj rrymave të reja të mendimit dhe rinovimit të filozofisë skolastike që në ato vite zgjerohej rreth menduesit të madh dhe meshtarit të shenjtë Anton Rosminit. Mons. Gjaneli vdiq në moshën pesëdhjetë e shtatë vjeçare, pas një jete relativisht të shkurtër por aktive, kushtuar me zemër e mendje misionari veprave të bamirësisë në fushën fetare e shoqërore. Është kanonizuar nga Piu XII me 21 tetor 1951.


Current track

Title

Artist