Shenjti i ditës: 6 Qershor – Shën Norberti, ipeshkëv e themelues (1080 – 1134)

Written by on June 5, 2017

Shenjti i ditës: 6 Qershor – Shën Norberti, ipeshkëv e themelues (1080 – 1134)

 

            Djali i dytë i familjes fisnike të Gjenep di Xanten, Norbertit i hapeshin dy rrugë për t’u ndjekur për një karrierë të sigurtë, ajo ushtarake dhe ajo kishtare. Zgjodhi të dytën, i shtyrë më shumë nga mundësia se sa nga thirrja. Pasi u shugurua diakon, në Këln që ishte në pritje të një selie ipeshkvore, filloi të frekuentonte shoqërinë e hareshme. «Më bëj të pastër, por jo menjëherë», lutej si Augustini i ri. Kthimi arriti gati menjëherë, i nxitur nga një rrufe që e rrëzoi nga kali gjatë një stuhie të fortë, ndërsa kalonte një pyll. Që prej asaj dite filloi të meditonte për pasigurinë e jetës dhe të braktiste takimet mondane, derisa u shkëput komplet nga e kaluara dhe së pari filloi të vinte rregull rreth vetes, duke u përpjekur me sukses të pakët për të reformuar kapitullin e kanonikëve të Xanten.

            Sipas shembullit të mësuesit benediktin Lindolfit, shkoi të jetonte në një vend të vetmuar dhe si apostullat zgjodhi aktivitetin e predikatarit bredhës, pasi u shugurua meshtar nga ipeshkvi i Këlnit në vitin 1115. Ishte zhveshur nga të gjitha pasuritë dhe privilegjet që u takonin fisnikëve, e la kalin në stallë dhe mori vetëm një mushkë, në shpinë të së cilës, por më shpesh në këmbë, zhvendosej nga qyteti në qytet. Pesë vite më pas, ipeshkvi i Laon ia mbushi mendjen të qëndronte në dioqezën e tij. I ofroi një copë tokë në lokalitetin Prémontré, ku Norberti themeloi bashkësinë e tij të parë të kanonikëve të rregullt, nën rregullën e thjeshtë, të shkurtër e të urtë, të themeluar në kohën e tij nga shën Augustini për meshtarët që kishin pranuar të jetojnë në bashkësi afër ipeshkvit. Njerëzit i thirrën Norbertin, por kaluan në histori si murgj premostratens. Norberti mori pjesë në funeralin e ipeshkvit të Magdeburgut dhe në fund të varrimit u shpall nga populli pasardhës i ipeshkvit të vdekur. Që një zgjedhje e kënaqshme. Ipeshkvi i ri bashkonte me shpirtin e kuvendit aftësitë organizative të njeriut ekspert të botës, duke e jetuar dhe duke e nxitur idealin benediktin të jetës aktive e kontemplative. Pati edhe detyrën e ministrit të perandorisë dhe papa Inocenti II e shtriu juridiksionin e tij në Poloni dhe në Bohemi, ku është shenjti pajtor.


Current track

Title

Artist