Shenjti i ditës: 6 gusht – Shndërrimi i Krishtit

Written by on August 5, 2017

Shenjti i ditës: 6 Gusht – Shndërrimi i Krishtit 

Pjesa ungjillore që flet për Shndërrimin lexohej të shtunën e mënjilleve të Katër Kohëve të krezhmeve, duke e lidhur kështu me lajmërimin e parë të Mundimit të bërë pas shpalljes solemne të Pjetrit. Shndërrimi është kundërvënie e agonisë në kopshtin e Gjetsemanit. Në të dy ngjarjet dëshmitarët janë të njëjtë: Pjetri, Jakobi, e Gjoni. Tabori dhe Gjetsemani, dy momente që u zbulojnë tre apostujve, – d.m.th vikarit të Krishtit, martirit të parë të Dymbëdhjetëve dhe dishepullit të zgjedhur – identitetin real të Mesisë, të paralajmëruar nga profetët. Në shndërrim Jezusi hap një rreze drite që rivesh me dritë trupin e tij si pasojë natyrale e vizionit lumturues që e gëzonte shpirti i tij i bashkuar me natyrën hyjnore të Fjalës.

Ishte akoma mesi i verës, viti i dytë i jetës publike, që Jezusi ia kishte kushtuar në mënyrë të veçantë formimit të apostujve. Pas ngjitjes në Tabor, një mal që zotëron fushën e Galilesë, Jezusi u jep pak pushim dishepujve. Më pas merr me vete tre apostujt dhe i çon në një vend të veçuar duke i ftuar të luten. Por, siç do të ndodhë në Gjetseman, të tre i zë gjumi. Në agim zgjohen dhe shohin Jezusin «të shndërruar», duke biseduar me Elinë dhe Moisiun. Pjetri, që e kishte kundërshtuar idenë e Mundimit të Shpëtimtarit, tani merr përgjigjen që priste, një përgjigje të qartë nga lart, ndërsa një re ia heq mendjen nga vizioni ekstazues i Mesisë së lavdishëm: «Ky është biri im i dashur të cilin e kam për zemër. Atë dëgjoni». Tema e bisedës misterioze – kuptohet në mënyrë indirekte nga pyetjet që dishepujt ia bëjnë Jezusit – ishte vërtetimi i Mundimit e vdekjes së Mesisë dhe në të njëjtën kohë lajmërimi i ringjalljes, sipas planit hyjnor të shpëtimit, pak i kuptuar nga vetë apostujt. Shndërrimi që bën pjesë në misterin e shpëtimit, është i denjë për një kremtim liturgjik, u bë nga Kalisti III festë dhe u shtri në Kishën universale.

 


Current track

Title

Artist