Shenjti i ditës: 5 Prill – Shën Vinçenc Ferrer, rregulltar domenikan (1350 – 1419)

Written by on April 4, 2017

Shenjti i ditës: 5 Prill – Shën Vinçenc Ferrer, rregulltar domenikan (1350 – 1419)

 

Për mënyrën e rrëmbyeshme me të cilën kërcënonte ndëshkimet e zëmërimit hyjnor në Kishë u quajt «engjëlli i Apokalipsit». Kishte shumë arsye për ta bërë këtë: Kisha ishte e përçarë nga skizma dhe ndarje të brendshme mes papëve dhe antipapëve. Për një farë kohë edhe Vinçenc Ferrer, i lindur në Valenca në Spanjë nga një baba anglez, u gjend në shërbim të anës së gabuar, duke u radhitur me antipapën Klementin VII, i bindur me mirëbesim nga kardinali Pjetër de Luna, që pak më pas zuri vendin e Klementit VII me emrin Benedikti XIII. Vinçenc Ferrer pranoi të shkonte në Avinjone si rrëfyes i antipapës Benediktit XIII, rrëfyes i posaçëm dhe mësues i pallatit të shenjtë. Por kur e kuptoi gabimin, e la Avinjonin dhe filloi misionin e tij si apostull shtegtar përmes Evropës, entuziasmi i ngjallur nga predikimi i tij qe i tillë sa që dhjetë mijë persona vendosën ta ndiqnin. Ishin të ashtëquajturit të disiplinuarit ose fshikulluesit, fenomen jo i rradhë i Mesjetës  përreth predikatarwve të mëdhenj.

Vinçenci mund të përcaktohet një predikatar i vërtetë «rrëshajsh». Dinte vetëm kastilianishten dhe latinishten, por dëgjuesit, që i mbushnin kishat në misionet e tij popullore, i dëgjonin fjalët e tij në «përkthim të njëkohshëm» nëse mund ta quajmë kështu predikimin e mrekullueshëm të apostujve pas Rrëshajve që u përsërit edhe me shën Vinçenc Ferrer. Ai e përshkonte gjërë e gjatë Spanjën, Francën dhe Italinë duke u përpjekur t’i jepte fund skizmës. Në vitin 1414, para se të shkonte në Koncilin e Kostancës, u përpoq ta bindte Benediktin XIII të jepte dorëheqjen, duke dënuar publikisht qëndresën krenare në një diskutim që bwri para  antipapës dhe kardinalëve: «Ossa arida, audite verbum Dei», «Eshtra të thata, dëgjoni fjalën e Hyjit». Pjetër de Luna nuk e mbylli në burg, siç mendonin kardinalët dhe ambasadorët, por u tregua i palëkundshëm në refuzimin e tij për të dhënë dorëheqjen. Koncili i Kostancës, në të cilin Vinçenc Ferrer luajti një rol me rëndësi parësore, do të riformoj njësinë e Kishës. Vinçenci pasi shqiptoi aktin e nënshtrimit para papës së ligjshëm, e rifilloi predikimin e tij. Vdiq në Vannes dhe në vitin 1455 një papë spanjoll, Kalisti III, e ngriti në nderin e elterit.


Current track

Title

Artist