Shenjti i ditës: 5 Mars – Shën Foka, martir në vitin 303

Written by on March 3, 2017

Shenjti i ditës:  5 Mars – Shën Foka, martir në vitin 303

 

Përveç emrit të padëgjuar në perëndim, martiri i përkujtuar sot ka një  histori interesante e cila do të thonim se është e fantazuar nëse nuk do të na e kishte treguar ipeshkvi i Asterit nga Amasea, në përkujtimin e njëqind vjetorit të martirizimit të tij, në shekullin e V. Ishte në një predikim me rastin e pajtorit të famullisë në të cilin foli me shumë respekt e admirim, siç bën një kronist i mirë.

            Foka ishte një fshatar i thjeshtë nga Sinopi, në Ponte Euzino afër Detit të Zi. Edhe në kufinjtë e perandorisë persekutimi i antikrishterë i Dioklecianit prekte padallim të mëdhenj e të vegjël, nga ipeshkvi tek intelektuali, e deri tek fshatari më i thjeshtë. Foka ishte kopshtar, por emri i tij figuronte jo vetëm në listën e të dyshuarve por edhe në atë të dënuarve, nga momenti që vendimi duhej të zbatohej «aty ku banonte» pa formalitete të tjera, fajtori që e kishte pranuar fajin. Njeriu i mirë ishte i vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej duke qenë i krishterë. Dy ose katër xhelatët – ipeshkvi nuk e thotë me  saktësi, nuk e njihnin si fëtyrë Fokën dhe me zor ia dinin adresën. Pasi u paraqitën në shtëpinë e Fokës,  kopshtari kur hynë i uli në tavolinë, hëngrën duke biseduar, në fund të drekës Foka kërkoi leje të largohej për disa çaste, shkoi në kopësht, hapi një gropë, pastaj pasi hyri në shtëpi u tha me thjeshtësi: «Jam unë ai që kërkoni, jam gati». Miqtë natyrisht u ndien në siklet, por Foka ua preu shkurt duke thënë «Bëni atë që duhet të bëni, pa ngurrim», dhe ua tregoi atyre vendin ku kishte hapur gropën. Brenda të cilës pak më pas ra trupi i martirit kokprerë.

            Tregimi shembullor dhe i thjeshtë nuk është shumë i qartë nga pikpamja historike: martirë të shenjtë me këtë emër kemi tre. Dy të tjerët përkujtohen me 14 e 23 korrik, por siç duket janë të gjithë një.

Që nga shekulli V ka dëshmi për kultin e shën Fokës jo vetëm në Ponte Eusino, por edhe në ishujt Kinkladi e Sicili, në Kostandinopojë dhe Antioki ku kulti i tij është veçanërisht i përhapur.


Current track

Title

Artist