Shenjti i ditës – 5 korrik: Shën Anton Maria Zakaria, meshtar (1502 – 1539)

Written by on July 4, 2017

meshtar (1502 – 1539)

  

Në moshën tridhjetë e shtatë vjeçare, kur njerëzit janë në shkallët e para të karrierës, Anton Maria Zakaria e kishte kryer rrugën e jetës dhe kishte realizuar programin që mund të përmblidhet në një frazë: «Është cilësi e zemrave të mëdha të vihen në shërbim të të tjerëve pa shpërblim dhe të luftojnë jo për pagesë». Që kishte një zemër të madhe e tregoi që në fëmijëri, kur, në një ditë të akullt dimri, u kthye në shtëpi nga shkolla pa pelerinë. E kishte vënë mbi shpatullat e një të varfëri, ndaj të cilit ndihej borgj ngaqë i përkiste një familje të pasur (Zakariat e Gjenovës), ishte mjaft i pasur sa të mund të frekuentonte shkollat  më të  dëgjuara. E ëma, pasi mbeti e vejë në moshë të re, refuzoi të martohej sërish në mënyrë që t’i kushtohej  krejtësisht të birit. Antoni u privua shpejt nga shoqëria e tij që të mund të studionte filozofi në Pavia dhe mjekësi në Padova.

Pasi i mori dy diplomat, Antoni zgjodhi, të ushtronte profesionin mjekësor për të qenë pjestar i vuajtjeve të njerëzve dhe në veçanti i të varfërve të cilët i kuronte falas: dinte të dhuronte bashkë me ilaçet edhe një fjalë qetësuese ngushëllimi për të lehtësuar vuajtjet e shpirtit. Në moshën njëzet e gjashtë vjeçare përfundoi studimet mjekësore dhe filloi të përgatitej për shugurimin meshtarak. Ishin vite të ashpra kundërshtimesh fetare. Dëgjohej të flitej shumë për reformë. Anton Maria Zakaria deshi t’u kundërvinte fjalëve faktet. E la përsëri shtëpinë atërore dhe nënën guximtare e cila e pranoi qetësisht  shkëputjen nga i biri dhe shkoi në Milano. Këtu në afërsi të kishës së Shën Barnabës, i dha jetë, me bashkpunimin e Jakob Morigjias dhe Bartolome Ferrarit, Kongregatës rregulltare të Klerikëve të rregullt të shën Palit, që njerëzit i quajtën barnabit. Synimi kryesor, por jo i vetmi, i institucionit të ri qe reforma e klerit. Dhe që një reformë e tillë, për të cilën ndihej një nevojë e madhe, të vinte nga lart, iu vu punës me meshtarët e shenjtë të kohës së tij për të përgatitur Koncilin e Trentit. Nxiti përshpirtërinë e adhurimit të të Shenjtërueshmit Sakrament dhe qe misionar aktiv shëtitës nëpër famulli. Pastaj duke ndier se po i mungojnë forcat deshi të qëndronte afër të ëmës dhe i qëndroi pranë me dashuri deri në fund të jetës. U kanonizua në 1897.


Current track

Title

Artist