Shenjti i ditës – 4 Qershor – Shën Françesk Karakioli, meshtar (1563 – 1608)

Written by on June 3, 2017

Shenjti i ditës – 4 Qershor – Shën Françesk  Karakioli, meshtar (1563 – 1608)

 

            Me një mbiemër fisnik si të tijin mendohet se e ka kaluar rininë në Napoli në një pallat madhështor me pamje nga gjiri i detit. Por në të kundërt, ai jetoi pranë Kongregatës së të Bardhëve të Drejtësisë, duke u qëndruar pranë të dënuarve me vdekje. Nuk ishte as nga Napoli, kishte lindur në Villa Santa Maria di Chieti, ku jetoi deri moshën njëzet e dy vjeçare. Në Napoli shkoi për të përfunduar studimet e teologjisë në universitetin ku mësoi shën Tomë Akuini. U godit nga një sëmundje lëkure që e bënte të dukej si një i gërbulur, pasi u shërua mundi të shugurohej meshtar. Qëndroi në Napoli për të ndihmuar të burgosurit dhe këtu i mbërriti ftesa e gjenovezit Augustin Adornit dhe Fabricio Karakiolit, abat i shën Maria Maggiore të Napolit. I kërkonin për të bashkpunuar me institutin e Bashkësisë së Klerikëve të Rregullit Minor. Askani pranoi dhe të tre shkuan për një tërheqje të gjatë në abacinë e Kamaldolit për të medituar e shkruar Rregullin, që do të aprovohet nga Siksti V me 1 qershor të vitit 1588. Rregulli përmbante një kusht të katërt të pazakonshëm, përveç kushteve të zakonshme të pastërtisë, varfërisë dhe dëgjesës, ky kusht e ndalonte pranimin e çdo detyre kishtare.

            Por pikërisht Askan Karakiolit, që pas kushteve rregulltare mori emrin Françesk i takoi detyra e eprorit të përgjithshëm të Kongregatës së re, e lindur e varfër, në një shtëpi të vjetër  në afërsi të kishës së Mëshirës. Prej këtu Françesk Karakioli, pasi i skadoi mandati i tij, shkoi në Spanjë për të themeluar një shtëpi rregulltare dhe një kolegj. E mbylli jetën e tij të shkurtër në Anjone afër etërve të Oratorit dhe u varros në Napoli në kishën e Santa Maria Maggiore. Mrekullia e parë u vërtetua gjatë funeralit, me shërimin e një të çali, kjo i hapi rrugën përshpirtërisë së napoletanëve ndaj këtij shenjti oriundo të cilin në vitin 1840 e zgjodhën bashkëpajtor të qytetit. U kanonizua nga Piu VII me 24 maj të vitit 1807.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend