Shenjti i ditës: 4 nëntor – Shën Karl Borromeu, ipeshkëv (1538 – 1584)

Written by on November 3, 2016

Shenjti i ditës: 4 nëntor – Shën  Karl Borromeu, ipeshkëv (1538 – 1584)

 

Xhaxhai, papa Piu IV e quante syrin e tij të djathtë, milanezët e deshën si asnjë ipeshkëv më parë: por të fuqishmit e atëhershëm e urrenin dhë pati ndonjë që armatosi dorën e një frati për ta qëlluar pas shpatullash me arkebuz; goditja tejkaloi rrotën dhe veshjen e ipeshkvit të përqëndruar në lutje, por shenjti nuk u dëmtua dhe e fali atentatorin. Ishte biri i kontit Gjilbert Borromeut dhe i njërës nga Mediçi, motra e papës, Karli u dërgua shpejt në karrierën kishtare. Xhaxhai e thirri në Romë dhe e emëroi kryenoter apostolik. Në 1564 u zgjodh arqipeshkëv i Milanos. Në periudhën romake Karl Borromeu çoi përpara me shumë sukses Koncilin e Trentit, por nuk përçmonte jetën e salloneve. Themeloi Akademinë e Netëve Vatikane, një rreth i rezervuar për intelektualët serioz. Në vdekjen e xhaxhait në 1565, të cilit ai vetë ia dha sakramentet e fundit, Karli shkoi në selinë milaneze, ku u prit me kuriozitet sepse në Milano mendohej se arqipeshkvi do të qëndronte për pak kohë. Kurse ai qëndroi për njëzet vite, deri në vdekje, dhe arriti të ndryshonte fytyrën e qytetit që atëherë  numëronte 560. 000 banor.

Mjafton t’u hedhim një sy Acta Ecclesiae Mediolanensis për të kuptuar punën e madhe baritore që bëri arqipeshkvi dinamik, në stemën e të cilës kishte shkruar fjalën Humilitas, «përvujtëri», që për të kishte një domethënie të thellë: fisnik dhe i pasur, kardinal që në moshën njëzet e një vjeçare dhe sekretar i Shtetit të papës, hiqte dorë nga çdo gjë (i mjaftonte një vakt në ditë vetëm me bukë e perime), ndihmonte të varfërit dhe i pëlqente t’i dëgjonte. Dhe kur në 1567 shpërtheu në Milano murtaja, ndërkohë që fisnikëria milaneze, me qeveritarin në krye, braktisën qytetin për të qenë të sigurtë, arqipeshkvi – që gjendej për vizitë baritore – u kthye menjëherë në qytet për të ndihmuar të murtajosurit. I përdori pasuritë e veta, të trashëguara pas vdekjes së vëllait të madh, për ndërtim spitalesh, azilesh, shtëpi mikpritje për vajzat në vështërsi. I nxitur nga një shpirt i sinqertë reforme, risolli disiplinën mbi të gjitha në kler, sipas udhëzimeve të Koncilit të Trentit. Këtij shenjti aktiv dhe mirbërës, të kanonizuar në 1610, bashkqytetarët e Aronës i kanë ngritur statujën madhështore buzë Lago Maggiore, një monument ciklopik që paraqet mirë shtatin e tij të madh njerëzor e shpirtëror.

 

 


Current track

Title

Artist