Shenjti i ditës – 4 janar – Shën Angjela nga Folinjo, rregulltare (1248 – 1309)
Written by Radio Maria on January 3, 2017
Shenjti i ditës – 4 janar – Shën Angjela nga Folinjo, rregulltare (1248 – 1309)
Ka qenë një grua si shumë të tjera, një bashkëshorte jo shumë shembullore, një e kthyer që ka ditur të përmirësojë jetën e mëparshme të shthurur, duke u braktisur në mënyrë mistike në mëshirën hyjnore, gjë e cila e çoi në kulmin e kontemplacionit. Pas vdekjes së parakohshme të fëmijëve dhe të shoqit, në moshën tridhjetë e shtatë vjeçare, e sprovuar nga dhimbja, gjeti forcën të ndryshojë jetë gjatë një shtegtimi në Asizi, ku pati përvojën e parë mistike dhe këto fenomene ia komunikoi me zë të qartë në dialektin umbrez rrëfyesit të saj, që më pas i përktheu në një latinishte të qartë shkollore.
U bë pjestare e Urdhërit të Tretë françeskan dhe mori kushtet rregulltare. Nga zbulimet e jashtëzakonshme që pati e merr fillimin një sjellje e veçantë ndaj të afërmit që njihet me emrin “amësi shpirtërore“. Mblodhi rreth vetes një grup gjithnjë e më të madh «bijsh e bijash shpirtërore» të cilët ishin të tërhequr nga shenjtëria e motër Angjelës. Këtyre ajo u adresonte «mësimet e saj shëndetprurëse» në formën e letërkëmbimit, mbi temën e përvujtërisë, të bamirësisë dhe të paqes së brendshme, që lind nga dashuria e Zotit, «i cili e jep dhe mundet ta japë paqen».
Mistikes së madhe i rezervohet akoma titulli i të lumes, që përshpirtëria popullore e ka përforcuar me atë të shenjtes, ndoshta për të mos qenë larg bashkëmoshatares dhe bashkëkohores shën Margeritës nga Kortona.