Shenjti i ditës: 4 Gusht – Shën Gjon Maria Vianney, meshtar, pajtor i klerit të famullisë (1786 – 1859)

Written by on August 3, 2017

Shenjti i ditës: 4 Gusht – Shën Gjon Maria Vianney, meshtar, pajtor i klerit të famullisë (1786 – 1859)

 

Gjoni, lindi në një familje fshatarësh nga Dardilly, e jetoi fëmijërinë e parë gjatë Revolucionit francez, që e përfshiu edhe fshatin e tij. Nuk mundi ta merrte kungimin e parë në Kishë, sepse ishte ndaluar kulti, por në një podrum ku ishte fshehur meshtari. Rekruti i ri i ushtrisë napoletane, gjatë transferimit në Spanjë dezertoi, jo se ishte kundërshtues i shërbimit ushtarak por sepse nuk arrinte t’i ndiqte bashkluftëtarët. Në seminar e mundoi latinishtia e të mos flasim për filozofinë. «Por është një i ri që lutet! Hiri Zotit do t’i bëjë të tjerat». U shugurua meshtar në moshën njëzet e nëntë vjeçare por nuk e mori menjëherë të drejtën për të rrëfyer: i dukej vetja i papërshtatshën për të udhëhequr ndërgjegjet. Askujt nuk mund t’ia merrte mendja se Gjon Vianney do të bëhej një prej rrëfyesve më të kërkuar të Kishës së Francës, i ulur nga mëngjesi deri në mbrëmje në rrëfystore për të dëgjuar njerëzit që ngarendnin nga të gjitha krahinat.

Pasi përfunduan tre vitet e mësimit të profesionit nën udhheqjen e abatit Balley, qe dërguar si kapelan e pastaj si famullitar (që nga ajo ditë, do të quhet famullitari i d’Arsit) në një fshat të rrafshnaltës së Domber, me më pak se dyqind banor, më të zellshëm për pijetoret se për kishën.Të vetmet qendra animatore, mes shtëpive të varfëra me çati kashte, ishin pijetoret e verës dhe një shtëpi publike kundër së cilës filloi të fliste famullitari i ri. Por duhet ta ketë bërë në mënyrën e tij, me gjuhën e njerëzve të thjeshtë. Në fakt e kuptuan, e dëgjuan dhe më në fund e ndoqën. Por u deshën dhjetë vite para se njerëzit e Arsit ta mësonin përsëri rrugën e famullisë. E mësuan të tërhequr nga ai meshtar i varfër mes të varfërish, i gatshëm për të hequr jo vetëm këmishën por edhe krahët për t’ia dhënë atij që ishte më i varfër se ai. Shumë herë u kthye në shtëpi zbathur. Ai meshtar, përveç të gjithash, kishte dhuratën për të lexuar ndërgjegjet, shëronte shpirtërat por edhe trupat. Dëbonte djajtë, por duronte djallin e keq që e mundonte në të gjitha mënyrat gjatë orëve të pakta që ia kushtonte gjumit. Atij djalli që i linte shenja në trup, famullitari i kishte dhënë një emër qesharak: «Grappin». E kanonizoi Piu XI më 1925. Paraqitet si model dhe si pajtor i klerit që punon në famulli.

 

 


Current track

Title

Artist