Shenjti i ditës: 31 Maj – Vizita e së lumes Virgjër Mari

Written by on May 30, 2017

 

Shenjti i ditës: 31 Maj – Vizita e së lumes Virgjër Mari

 

Mes ngjarjeve kryesore të jetës së Virgjërës, të përkujtuara me një festë liturgjike, është vizita që Maria ia bëri kushërirës së saj, Elizabetës, nënë “në pritje” të Pagëzuesit. Duket se origjina e kësaj feste vjen nga fretërit minorë françeskanë dhe nga shenjti i tyre i madh Shën Bonaventura nga Banjorexho. Ai ka edhe meritën se ia ka hapur rrugën zakonit të bukur për t’i drejtuar një përshëndetje Virgjërës me tingëllimat mbrëmësore të kambanave të lutjes ‘Të Falemi Mari’. Ky ishte një homazh i përshpirtshëm që i frymëzoi Kalduçit këngën mallëngjyese: “Të Falemi, Mari! Kur vrapon në fllad/përshëndetja e përvujtë, të vdekshmit e vegjël/zbulojnë kokën …”. Festa liturgjike u shtri në të gjithë Kishën nga Papa Urbani VI për të kërkuar nga Virgjëra bashkimin e të krishterëve përsëri të ndarë në zgjedhjen e kundërshtuar të papës.

Ishte viti 1389. Pesëdhjetë e dy vjet më pas, sinodi i Bazilesë në sesionin e 1 korrikut përforconte festën e vizitës, duke e ngulitur atë në datën 2 korrik. Kalendari i ri liturgjik nuk e merr parasysh kronologjinë e sugjeruar nga ngjarja ungjillore dhe e vë festën me 31 maj, në mbyllje të muajit të Marisë. Vizita propozohet si meditim në misterin e dytë të gëzimit të Rruzares. Është misteri i dashurisë vepruese. Maria niset “me nxitim” për udhë, siç thotë shën Luka, për t’i dhënë një dorë në punët e përditshme kushërirës së largët. Një udhëtim i lodhshëm, “në male”, që Maria e bëri ndoshta duke u bashkuar me një karvan shtegtarësh që po shkonin në Jeruzalem. Nga Galilea kaloi përmes Samarisë dhe mbërriti në Ain–Karim në Jude. Një takim pa paralajmërim, i papritur, por i hareshëm. Takim i ngulitur në historinë e përshpirtërisë mariane nga përshëndetja e pazakontë që Elizabeta ia drejton “nënës së Zotit të saj” dhe që përsëritet në shekuj me lutjen Të Falemi Mari si një jehonë e dashur e shumëfishuar pafundësisht. Përvujtëria e Marisë nuk e ndalon të njohë “gjërat e mëdha” që Zoti i ka bërë në atë. Me këngën Magnificat ajo fillon shprehjen e mirënjohjes ndaj të Tejetlartit që kishte zënë vend në kraharorin e saj. Shën Françesku i Sales, që ia ka kushtuar Vizitës bashkësinë femërore të themeluar nga ai, thotë se Maria e di që “dashuria e përvujtëria nuk janë të përkryera nëse nuk kalojnë nga Hyji tek i afërmi”.


Current track

Title

Artist