Shenjti i ditës: 31 korrik – Shën Injaci i Lojolës, meshtar, themelues i shoqërisë së Jezusit (1491 – 1556)

Written by on July 28, 2017

Shenjti i ditës: 31 Korrik – Shën Injaci i Lojolës, meshtar, themelues i shoqërisë së Jezusit (1491 – 1556)

 

            I ati, një spanjoll fisnik me parime të forta fetare, e kishte dërguar në karrierën kishtare dhe në moshën katërmbëdhjetë vjeçare Injaci mori tonsurën; por kishte në mendje jetën kalorsiake, të përqafuar nga vëllezërit më të mëdhenj. Babai e kënaqi duke ia besuar një kavalieri fisnik, me të cilin kaloi një rini të hareshme, mes ndeshjesh gjuetie e turnesh. Kultura e tij ishte mbushur nga librat e cancioneros. Më pas kaloi në shërbimin e mëkëmbësit të mbretit të Navarës, luftoi në mbrojtje të kështjellës së Pamplonës kundër francezëve dhe u vra me gjyle topi në këmbë. Për të kaluar kohën e konvaleshencës së gjatë lexoi la Vita Christi dhe Legenda Aurea Sanctorum, që ndryshuan rrënjësisht rrjedhën e jetës së tij. Ishte viti 1521. Që nga ai moment – është ai vetë që e thotë – «kurrë nuk i lejoi gjërat më të vogla të mishit».

Filloi me një shtegtim të përshpirtshëm në shenjtëroren e Zojës së Monerrat. Per Maria ad Jesum: mësoi kështu rrugën drejt perfeksionit rregulltar. Hoqi veshjet luksoze dhe vendosi shpatën si ex voto në këmbët e Virgjërës. Për një vit qëndroi në Mantesa, duke u shërbyer të sëmurëve. Pastaj duke lypur bukë e strehë për të kaluar natën, shtegtoi në Romë. Shkoi në Venecia dhe prej këtu u nis për një shtegtim të gjatë në Tokën e Shenjtë. Në kthim rifilloi studimet e gramatikës që të pranohej më në fund në universitetin e Parisit. Këtu takoi një grup të rinjësh vullnetmirë, mes të cilëve Françesk Saverin, me të cilin në 1534 bëri kushtin e varfërisë dhe të pastërtisë. Mbërritën sëbashku Romën ku u shuguruan meshtarë. Në ato vite Injaci kompletonte librin e Ushtrimeve shpirtërore, të cilin Piu XI do ta përcaktojë si «kodi shpirtëror më i dijshëm e universal për të drejtuar shpirtërat..» në Romë pati frymëzimin të themelonte Shoqërinë e Jezusit, që Pali III e aprovoi në 1540. Ndërsa manipula e parë e shoqërisë së Jezusit rrezatonte në misionet e Evropës dhe të Azisë, Injaci në Romë impenjohej në punë të mëdha si krijimi i Kolegjit Romak (universiteti i ardhshëm Gregorian) për ta bërë qytetin e babait qendrën e studimeve teologjike dhe filozofike, «ad maiorem Dei gloriam»: ishte motoja e tij. E udhëhoqi shoqërinë deri në vdekje, që ndodhi në Romë me 31 korrik 1556. Është kanonizuar 1622.

 


Current track

Title

Artist