Shenjti i ditës – 31 janar – Shën Gjon Bosko, meshtar (1815 – 1888)

Written by on January 30, 2017

Shenjti i ditës – 31 janar – Shën Gjon Bosko, meshtar (1815 – 1888)

 

Don Bosko, siç quhet akoma sot ky shenjt i qeshur dhe i dashur, i lindur me 16 gusht të vitit 1815 në Beki afër Kastelnuovës së Astit në një famile fshatarësh, është shprehja më e dukshme e lulëzimit të mrekullueshëm të shenjtërve që pati në Piemonte në vitet njëmijë e tetëqint. Mjafton të kujtojmë bashkëkohorët e tij shën Jozef Kotolengon, shën Leonard Murialdin dhe shën Jozef Kafason, me të cilin Gjon Bosko filloi aktivitetin e tij baritor pas shugurimit meshtarak në vitin 1841.

I ndihmuar nga nëna e tij Margerita, e cila mund të përkufizohet vërtet si e pakrahasueshme, meshtari i shkathët filloi të mblidhte rreth vetes djemtë e rrugave, duke iu përshtatur mënyrës së tyre të jetesës, të zhurmshme dhe të gëzuar, duke tërhequr kështu edhe pakënaqësinë e fqinjëve. Perspektiva për t’i ushqyer në konviktin kishtar i lejonte Don Boskos t’i mbante  të bashkuar ata djem të shthurur, t’i arsimonte dhe t’i edukonte. Nga streha Pinardi në Oratorin e parë kushtuar shën Françeskut të Salesit (prej nga vjen edhe emri i salezianëve) u kalua në ndërtimin e shkollave artizanale, për të arritur në fund tek shkollat e rregullta, sipas një pedagogjie të planifikuar nga vetë Don Bosko në shkrimet e shumta të tij, e bazuar në metodën mbrojtëse dhe në tri pika themelore: besim, arsye dhe dashuri.

Don Bosko kishte dëshirë të quhej: «meshtar në shtëpinë e të varfërit si në pallatin e mbretit». Përreth tij pati njërëzit e përvuajtur të popullit por edhe konsideratën e lartë të papës dhe të mbretit të cilët i kërkuan këshilla në kohra të vështira, që u kaluan plotësisht me ndihmën e Don Boskos, nga luftrat e Risorxhimentos deri në bashkimin e Italisë, që përfundoi me përçarjen e Porta Pias, e cila ia mohoi papës fuqinë e përkohshme, duke krijuar tek katolikët atë që përkufizohet rasti i vetëdijes së Risorgjimentit italian. Instituti i don Boskos pati një rritje të shpejtë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat (Bijat e Marisë Ndihmëtare), të cilat akoma sot i përkushtohen edukimit të të rinjëve, në Itali dhe në të gjithë botën. Don Bosko u  kanonizua në vitin 1934 nga Piu XI.

 


Current track

Title

Artist