Shenjti i ditës: 30 tetor – Shën Marçeli, martir (+298)

Written by on October 29, 2016

Shenjti i ditës: 30 Tetor – Shën  Marçeli martir (+298)

             Martirizimi i shën Marçelit lidhet ngushtë me atë të shën Kasianit, dhe Mundimi i tyre është një shembull i bukur vërtetësie, për prozën e tij të tharë, të thjesht, pa shmangiet dhe pasurimet e zakonshme në  historinë e martirëve të parë të krishterë. Marçeli ishte një centurion  i ushtrisë romake në Tangjeri. Si i tillë u ftua të merrte pjesë në festimet për ditëlindjen e perandorit Dioklecianit. Dihet se në rrethana të tilla pjesmarrësit duhej të nderonin statujën e  perandorit me një gjest (të hidhnin kem në mangallën e vënë tek këmbët e tij) që të krishterët e quanin idhujtari. Marçeli refuzoi ta bënte dhe për të qënë koherent  hoqi stemat  e centurionit, i hodhi tek këmbët e statujës dhe u deklarua i krishterë. Edhe më pak, do të kishte mjaftuar që ai të dënohej. U thirr noteri Kasiani që të bënte një akt zyrtar të rebelimit të centurionit. Kancelari, në latinisht exceptor, refuzoi të shkruante aktet procesuale. Duke imituar centurionin Marçelin, hodhi penën, protestoi për padrejtësinë e bërë kundër të pafajshmëve, të dënuar me vdekje vetëm pse adhuronin Hyjin e vetëm të vërtetë, dhe u deklarua edhe ai i krishterë. U burgosën të dy dhe pak ditë më pas u martirizuan, Marçeli me 30 tetor dhe Kasiani me 3 dhjetor. Poeti Prudenci u kushton një himn.


Current track

Title

Artist