Shenjti i ditës: 30 prill – Shën Piu V, papë (1504 – 1572)

Written by on April 28, 2017

Shenjti i ditës: 30 prill – Shën  Piu V, papë (1504 – 1572) 

Duke qenë një reformator i ashpër i disiplinës kishtare, për shumë ishte një papë i papërshtatshëm. Është e lehtë ta kuptosh duke i hedhur një sy listës së reformave që vendosi me energji e ashpërsi: detyra e selisë për ipeshkvinjtë, klauzura e rregulltarëve, celibati dhe urtësia e meshtarëve, detyra e vizitave baritore, shtimi i misioneve, korrigjimi i librave liturgjikë, censura mbi publikimet. Kishte qenë shqyrtues në Komo dhe Bergamo, para se të ishte ipeshkëv i Sutrit dhe i Nepit, pastaj kardinal dhe ipeshkëv i Mondovit. Ka mundësi se titulli i shqyrtuesit e ka bërë të papëlqyeshëm për shumë. Në të kundërt, ai u tregua një papë përfillës me të përvuajturit, atëror me njerëzit e thjeshtë duke sjellë në madhështinë e pallateve papnore idealin e fratit lypës të viteve rinore të kaluara mes domenikanëve. Ai ka meritën se ka luftuar zakonin e rrënjosur thellë të simonisë dhe nepotizmit.

Nuk ishte një papë luftëtar, e megjithatë, duke u dhënë fund zënkave të brendshme të Shteteve evropiane, i lëshoi kudër komunës armike, turqve, të cilëve flota e krishterë u shkaktoi humbjen përfundimtare në ujrat e Lepantos, me 7 tetor të vitit 1571. Data u kujtua me themelimin e festës së Rruzares së shenjtë. Vdiq gjashtë muaj pas kësaj ngjarje për të cilën kujtohet në tekstet e historisë. U kanonizua në vitin 1712. Varri i tij është në kapelën e shën Marisë së Madhe.


Current track

Title

Artist