Shenjti i ditës: 30 korrik – Shën Pjetër Krizologu, ipeshkëv e mësues i Kishës (406 – 450)

Written by on July 28, 2017

Shenjti i ditës: 30 Korrik – Shën Pjetër Krizologu, ipeshkëv e mësues i Kishës (406 – 450) 

 

            Diakoni Pjetri i Imolës, i zgjedhur ipeshkëv i Ravenës rreth 433, u vlerësua menjëherë nga besimtarët e tij për lehtësinë e fjalës dhe për qartësinë me të cilën dinte të përkthente në gjuhë të kapshme nga të gjithë doktrinën teologjike, aq sa meritoi titullin e nderit Krizologo, fjalë greke që do të thotë «njeri me fjalë të artë». Po, sepse në Ravenë flitej më shumë greqishtja se latinishtja. Hekzakarti ishte i udhëhequr nga Kostandinopoja. Mes dy qyteteve perandorake kishte lidhje të mira tregtare e kulturore. Vetë arkimandriti i Kostandinopojës, Eutiku, i shkroi ipeshkvit të Ravenës për t’i kërkuar mendim mbi tezën e tij, e cila kaloi në historinë e herzive si monofizëm. Për të kundërluftuar gabimin e Nestorit, Eutiku kishte rënë në gabimin e kundërt, duke i dhënë Krishtit vetëm natyrën hyjnore, prandaj vuajtjet e Mundimit dhe vetë vdekjes në kryq ishin vetëm të dukshme.

            Përgjigjia e Pjetrit ipeshkëv, që iu dërgua Eutikut në vigjiljen e Konsilit të Kalcedonisë, e frymëzuar nga dashuria, është e qartë: drejtoju papës Leonit, sepse «në interesin e paqes dhe të fesë nuk mund të diskutojmë për çështje relative ndaj fesë pa lejen e ipeshkvit të Romës». Në një epokë tharmi të madh doktrinal, luftërash politike e fetare mes Kostandinopojës e Romës, kjo e fundit mbante parësinë, pasi rënia e fuqisë perandorake nuk mund të na bënte të heqim shikimin nga vikari i Krishtit. Nuk ishte mbyllur akoma stina e madhe e Etërve latinë. Ambrozi, Jeronimi dhe Agustini kishin vdekur prej pak vitesh. Përpjekjet e tyre për një ndërtim teologjik të largët nga spekulimi i pastërt konkretizoheshin në predikime e qortime për një shtjellim të qartë të të vërtetave të mëdha teologjike. Ipeshkvi i Ravenës e shpjegon Ungjillin në modelin e Ambrozit dhe të Agustinit. 176 predikimet që na kanë arritur (dhe për të cilat shën Pjetër Krizologu ka marrë në 1729 titullin e mësuesit të Kishës kanë stilin e shpejtë dhe të thjeshtë të atij që dëshiron ta kuptojë i gjithë populli i Hyjit.

 


Current track

Title

Artist