Shenjti i ditës – 30 janar – Shën Jacinta Mareskoti, murgeshë françeskane (1585 –1640)
Written by Radio Maria on January 28, 2017
Shenjti i ditës – 30 janar – Shën Jacinta Mareskoti, murgeshë françeskane (1585 –1640)
Edhe një zhgënjm dashurie mund të hapë rrugën drejt shenjtërisë, siç i ndodhi Jacintës, një vajzë nga viterboja, në vend të së cilës markezi Macizuki preferoi motrën e saj të vogël. Ky zhgënjim shkaktoi tek njëzetvjeçarja Jacinta një reagim të papërmbajtshëm, aq sa prindërve të saj iu desh të përdornin një ndër metodat më pak të përshtatshme, por mjaft e kohës, e detyruan të hynte në kuvend, mes françeskaneve të Viterbos. Jacinta kundërshtoi në mënyrën e saj, duke shkelur të gjitha rregullat e jetës së përbashkët. Murgeshat e mira duronin dhe luteshin. Herë pas here Jacinta dukej sikur përmirësohej; merrte ndonjë vendim të mirë por më pas e injoronte vazhdimisht. Më në fund hiri veproi, ndodhi mrekullia e kthimit dhe Jacinta ndryshoi komplet sjellje. Për njëzet vite bëri jetë pendese, duke ndjekur rrugën më të sigurtë e cila të qon drejt shenjtërisë që ishte: lutja, përvujtëria, imitimi i Krishtit të vuajtur, duke fituar kështu kurorën e shenjtërve, shumë më e çmuar se titulli fisnik që i mungoi. U kanonizua në vitin 1807.