Shenjti i ditës: 30 gusht – Shën Margarita Uard me shokë martirë (1588)

Written by on August 24, 2017

Shenjti i ditës: 30 gusht, Shën Margarita Uard me shokë martirë (1588) 

Kisha katolike në Angli e ka dhënë kontributin e vet të gjakut si dëshmi të besnikërisë ndaj traditës së krishterë. Janë plot treqint e dyzet martirët e Anglisë dhe të Gales të cilët që nga viti 1535 deri në vitin 1681 kanë pësuar martirizimin, duke përballuar me shumë guxim burgimin e gjatë dhe vdekjen që të mos ndaheshin nga bashkimi me Vikarin e Krishtit. Këta martirë janë lumturuar nga Leoni XIII në vitin 1886 dhe 1895 dhe nga Piu XI në vitin 1929. Shumë prej tyre përkujtohen në mënyrë të veçantë në kalendarin liturgjik, veçanërisht dyzet martirët e Anglisë të kanonizuar nga Pali VI më 25 tetor të vitit 1970. Mes tyre është shën Margarita Uard, një grua fisnike nga Kongleton në kontenë e Sheshajër. U akuzua për tradhëti vetëm sepse kishte strehuar një meshtar katolik të persekutuar, u burgos dhe pastaj u var në litar në Tyburn. Bashkëndanë me të martirizimin i lumi Eduard Shilej, një fisnik nga Uarminghurst, në kontenë e Sussex, edhe ai me padinë se kishte strehuar meshtarë katolikë dhe i lumi Rikard Martin, një tjetër bujar nga Shropshajër i formuar në Universitetin e Oksfordit, u var në litar për të njëjtin faj. Me shën Margarita Uard hipën në trekëmbëshin e Tyburn i lumi Rikard Leih, meshtar dhe i lumi Gjon Roke, sepse ua kishin lehtësuar ikjen nga Anglia disa meshtarëve.


Current track

Title

Artist