Shenjti i ditës: 3 tetor – Shën Maria Giuseppa Rossello, rregulltare, themeluese (1811 – 1888)

Written by on October 2, 2017

Shenjti i ditës: 3 tetor – Shën Maria Xhuzepa Roselo, rregulltare, themeluese (1811 – 1888)

 

Sekreti i shenjtërisë së Benedikta Roselo (e lindur në Albisola Marina, fëmija i katërt i një fabrikanti poçerish) është i mbyllur në një këshillë të herpashershme drejtuar motrave të saj «Zemrën tek Hyji dhe duart në punë». Që e kishte zemrën mjaft të qëndrueshme në Zotin e dëshmoi kur një familje e pasur, Monteleonet, pa trashëgimtarë, u ofrua për ta adoptuar me perspektivën për t’i lënë gjithë pasurinë, dhe ajo e refuzoi ofertën joshëse. Shkoi të trokiste në një institut motrash të dashurisë, por u refuzua në mënyrë të pashpjegueshme. Nuk ishte e pajisur me dhunti të mjaftueshme as me shëndet të mirë. I kishte vdekur babai, pas motrës Gjuzepinës, prandaj iu desh ta ndihmonte familjen. Iu përgjigj me bujari thirrjes së ipeshkvit, Augustin de Mari, i cili ishte në kërkim vullnetaresh që t’i kushtoheshin edukimit të vajzave të varfëra. Lindte kështu, në një shtëpi të varfër me qera, instituti i ri me emrin Bijat Zojës Sonë të Mëshirës.

Tre vite më pas, në vitin 1840, pas vdekjes së ipeshkvit që e kishte përkrahur themelimin, instituti numëronte shtatë motra dhe katër novice. Benedikta që në kushtet rregulltare kishte marrë emrin Maria Gjuzepa, arriti me këmbëngulje të madhe dhe shpirt flijimi, të çonte përpara nisma të ndryshme edhe në fushën sociale, si dëmshpërblimin e vajzave të shumta zezake, të shitura si skllave, duke u siguruar atyre një çati dhe një punë të ndershme, në shtëpitë e ndryshme të cilat ajo ia kishte kushtuar Provanisë Hyjnore dhe banoheshin nga vajza të reja të varfëra të çdo kontinenti. Në pak kohë nga fara e vogël kishte lindur pema e madhe, e paracaktuar të shumfishohet shpejt në kombe të ndryshme. Në vitin 1869 vuri dorë në Seminarin e Vogël, për të mirëpritur bijtë e punëtorëve që nuk kishin mundësi për të paguar pagesat e konviktit për studimet, duke i drejtuar falas në jetën meshtarake. Vdiq në Shtëpinë Nënë të Savonës me 17 dhjetor dhe u kanonizua nga Piu XII me 12 qershor 1949.


Current track

Title

Artist