Shenjti i ditës: 3 shtator – Shën Gregori i Madh, papë dhe mësues i Kishës (540 – 604)

Written by on September 1, 2017

3 Shtator – Shenjti i ditës: Shën Gregori i Madh, papë dhe mësues i Kishës (540 – 604)

 

Bossuet e ka përcaktuar: «modeli i përkryer i mënyrës së udhëheqjes së Kishës». Aktiviteti i zhvilluar në katërmbëdhjetë vitet e pontifikatit të tij ka mrekullira, edhe pa e pasur parasysh shëndetin e tij të keq. Shpesh i ndodhte  të mos mund të mbahej në këmbë dhe predikimet e para mbi Ungjillin i lexoi nga një ndihmës. Ky papë i admiruar edhe nga protestanti Harnak për «zgjuarsinë, drejtësinë, butësinë, forcën për nisma, tolerancën», i lindur nga familja e pasur dhe fisnike Anikia e Romës, ushqeu që i ri dëshirën për t’u bërë murg. Hoqi dorë nga detyra e praetor maior (prefekt i qytetit të Romës), e shndërroi shtëpinë e tij në Çelio në një kuvend benediktin dhe ai vetë veshi zhgunin. Por nuk mundi t’i kushtohej gjatë jetës në bashkësi sepse papa Pelagio II e bëri nunc apostolik dhe u shpall papë nga populli dhe nga kleri i Romës.

Së pari Gregori organizon mbrojtjen e Romës të kërcënuar nga barbari Agilulfi. Vendos rregull në administratën publike duke zevëndësuar funksionarët perandorak të pavullnetshëm; riaktivizon ujsjellësit, zbaton reformën e parë agrare pas vendosjes së kolonëve në pronat e mëdha joprodhuese. Ai vetë u jep shembullin e mirë, duke u shpërndarë  fshatarëve të varfër pronat e tij në Sicili. Mbi të gjitha aktivitet e tjera shquhet ajo e bariut të Kishës universale, duke u kujdesur veçanërisht për tokat që ishin për t’u ungjillëzuar në veri të evropës. Dërgon dyzet prej murgjve të tij, me në krye Augustinin në Angli, duke i hapur kështu rrugën ndriçimit të monakizmit benediktin në kombet anglosanksone. U përpoq për kthimin e Longobardëve në krishtërim të vendosur në Itali dhe të Vizigotëve që kishin vërshuar në Spanjë. Kundërshtoi perandorin e Kostandinopojës në mbrojtje të selisë apostolike. I dha shtysë një forme kënge liturgjike që do të marrë nga ai emrin «gregoriane», notat e matura e solemne të së cilës kanë mbushur anijatat e katedraleve deri në ditët tona. E mes nismave të shumta ka gjetur kohën për të mbushur faqe komentesh për shkrimin e Shenjtë (Predikime mbi Ungjillin, mbi Ezekielin dhe Moralia in Job), një Jetë e shkëlqyer e shën Benediktit dhe il Liber Regula pastoralis, që lexohen akoma me kënaqësi. Shkroi letra të shumta: një epistolar vërtet i rëndësishën prej të cilit na kanë mbërritur 848 letra.


Current track

Title

Artist