Shenjti i ditës: 3 nëntor – Shën Martin de Porres, rregulltar (1579 – 1639)

Written by on November 2, 2016

Shenjti i ditës: 3 nëntor – Shën Martin de Porres, rregulltar (1579 – 1639)

 

Ky bir i përvujtë «i një babai të panjohur» i refuzuar nga i ati sepse ishte me lëkurë të errët (e ëma ishte një zezake e Panamas me origjinë afrikane), përfaqëson fitoren e shenjtërisë mbi paragjykimet njërzore. Megjithëse ishte djali i një spanjolli, Martini u rrit në varfëri të skajshme nga e ëma deri në moshën tetë vjeçare, kur i ati, i penduar se e kishte braktisur, e mori me vete, edhe pse për pak kohë, duke e çuar të jetojë në Eukuador. I braktisur përsëri në vetevete mori nga i ati një shumë të vogël mujore që të mund të paguante konviktin e shkollës. Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare u pranua në kuvendin domenikan të Rruzares në Lima si oblat d.m.th si tercier, ose më mirë si shtëpiak, meqenëse kishte vetëm detyrën për të mbajtur të pastër kuvendin. Në fakt, Martini do të paraqitet me një fshesë. Pati edhe detyrën për t’u qethur flokët fretërve dhe për këtë shërbim të tijin që ia bëri bashkësisë Pali VI më 1966 e ka shpallur pajtor të berberëve dhe të parukierëve.

Më në fund eprorët e tij e kuptuan se Martini kishte dhunti të tjera dhe e pranuan në noviciat, në shpalljen solemne, si vëlla bashkëpunëtor. Megjithatë detyrat e tij nuk ndryshuan dhe Martini vazhdoi të ishte hirushja e kuvendit, derisa jehona e shenjtërisë së tij nuk u përhap në të gjithë Vendin. Mes karizmave të tjera të jashtëzakonshme, si ekstazat e profecitë, pati dhuratën e bilokimit U pa në Kinë, në Japoni, në Afrikë duke ngushëlluar misionarët e lodhur ose të persekutuar, megjithëse nuk ishte larguar asnjëherë nga Lima. Bëri mrekulli të vërteta, gjatë epidemisë së murtajës, duke shëruar ata që shkonin tek ai për ta ndihmuar. I shëroi të gjithë gjashtëdhjetë  sivëllezërit  e goditur nga sëmundja. Kujdesej për të gjitha krijesat, duke përfshirë edhe kafshët. Vazhdoi me thjeshtësi të njëjtë, të kryente shërbime  të rezervuara  për vëllezërit shekullar, edhe pse shkonin tek ai për t’u këshilluar teologë e autoritete civile. Vdiq më 3 nëntor 1639. Është kanonizuar nga Gjoni XXIII më 6 maj 1962.


Current track

Title

Artist