Shenjti i ditës – 3 janar – Shën Gjenovefa e Parisit, virgjër (422 – 500)

Written by on December 31, 2016

Shenjti i ditës – 3 janar – Shën Gjenovefa e Parisit, virgjër (422 – 500)

            Geneviève – mund të themi se emri i saj tingëllon më mirë në frëngjisht – paraqitet me veshjen  e një bareshëze që ndërsa kujdeset për delet, lexon Shkrimin shenjtë. Pati fatin e mirë të takonte një shenjt tjetër, Gjermanin e Auxerre, i cili duke kaluar nëpër fshatrat përreth Parisit për të shkuar në Britani, nuhati dhuntitë e mëdha të saj dhe e bindi ta linte grixhën për t’iu kushtuar fushës më të gjërë të apostullimit.

Genevievé, pasi i kushtohet Zotit, u nënshtrohet pendesave mjaft të vështira, merr ushqim vetëm dy herë në javë, mediton dhe lutet, e mbi të gjitha ndihmon ata që kanë nevojë, duke bashkëndarë me njerëzit e saj fatkeqësitë e pamungueshme, siç ishte kërcënimi i pushtimeve barbare, në veçanti i Unëve të Atilas dhe i Frankëve. Inkurajon popullin të ketë qëndresë, duke rrezikuar veten të përfshihet nga ikjet e frikshme. Kurajoja e saj shpëton qytetin dhe që atëherë parisianët vazhdojnë ta nderojnë si pajtoren e tyre.

I kushtuan një bazilikë të bukur që më pas jakobinët gjatë Revulucionit e shndërruan në mauzole, e cila u ripagëzua më vonë me emrin Panteon, dhe mirëpret francezët më të shquar, ndërsa të guximshmes Geneviève i kanë rezervuar një Kishë më të thjeshtë në afërsi.


Current track

Title

Artist