Shenjti i ditës: 3 gusht – Shën Lidia, nxënëse e shën Palit

Written by on August 2, 2017

Shenjti i ditës: 3 Gusht – Shën Lidia, nxënëse e shën Palit

 

Një shitëse purpuri nga Tiatira (Ak-Hissari aktual), një purpuriane e emigruar në qytetin grek të Filipit. Në tregimin e veprave të apostujve ndeshen të gjitha virtytet thelbësore të shenjtërisë: pranimi i menjëhershëm i hirit të kthimit, urtësia në mësimet e Kishës në personin e apostullit të saj të madh, koherencë mes fes dhe jetës praktike dhe një dashuri e vërtetë ndaj të afërmit. Ishte pagane, por «adhuruese e Hyjit», d.m.th një prozelite e fesë hebraike në Maqedoni, ku shën Pali kishte shkuar me Silën, Timoteun dhe Lukën gjatë udhëtimit të dytë misionar mes 50 dhe 53. Lidia qe fitorja e parë e Apostullit në tokë evropiane; ajo është prototipi i të gjitha grave që e kanë mbajtur të ndezur mes mureve të shtëpisë shkëndijën e fesë.

Në shembullin e saj të gjithë familjarët e saj kërkuan të pagëzoheshin. Gruaja gëzonte një farë autoriteti në familje dhe me të njëjtin autoritet «detyroi» katër misionarët të pranonin mikpritjen e saj për gjithë kohën që do t’i ishin kushtuar predikimit të Ungjillit. Ndodhi një parantezë e papëlqyeshme, kur pas një revolte popullore katër misionarët u mbyllën në burg. Pasi dolën nga burgu, para se të largoheshin nga qyteti shën Pali dhe dishepujt u kthyen ta vizitonin Lidian për ta falenderuar dhe për t’i dhënë këshillat e fundit bashkësisë së re të krishterë të Filipit, për të cilën në letrën e tij Apostulli do të përdorë fjalë butësie të pazakontë, duke i quajtur ata bij shpirtëror « të dashur e të dëshiruar, gëzim e kurorë».

 


Current track

Title

Artist