Shenjti i ditës – 29 shtator: Shen Mikeli, Gabrieli e Rafaeli, kryeengjëj

Written by on September 28, 2017

Shenjti i ditës – 29 Shtator: Shenjtërit Mikeli, Gabrieli e Rafaeli, kryeengjëj

 

Kalendari i ri i bashkon në një kremtim të vetëm tre kryeengjëjt që përkujtoheshin në ditë të ndryshme. Sot do të kishte qenë festa e shën Mikelit kryeengjëll, pajtori i vjetër Sinagogës dhe pajtor i Kishës universale. Shën Gabrieli është Engjëlli i Lajmërimit, ndërsa shën Rafaeli thirret si prijës prej atyre që nisen për udhëtim. Ekzistenca e qënieve patrup, që Shkrimi shenjt i quan zakonisht engjëj, është një e vërtetë feje.

Por kush janë engjëjt? Ja përgjigjia e shën Augustinit: «Angelus officii nomen est, non naturae… Fjala engjëll përcakton detyrën, jo natyrën. Nëse pyetet për emrin e kësaj natyre duhet përgjigjur se është shpirt; nëse pyetet për detyrën, duhet përgjigjur se është engjëll: është shpirt për atë që është, ndërsa për atë që kryen është ëngjëll».

Engjëjt janë shërbëtor dhe lajmëtar të Hyjit. Për faktin se shohin gjithnjë «fytyrën e Atit që është në qiell», siç lexohet në Ungjillin e shën Mateut, ata janë «të fortë nga fuqia, që kryejnë urdhërat e tij, duke i dëgjuar urdhërat e tij (Psalmi 103). Shën Mikeli si shprehje e gjithpushtetësisë së Hyjit, pati që nga shekujt e parë të historisë së krishtërimit një kult të veçantë. Kostandini dhe Justiniani i ngritën dy shenjtërore mbi brigjet e kundërta të Bosforos.

Në Romë kryeengjëlli zotëron qytetin nga lartësia e Mole Adriana, që nga ai mori emrin Castel Sant Angelo. Shën Gabrieli, «ai që rri para fëtyrës së Hyjit». Është lajmëtari i zbulimeve hyjnore: i lajmëron Danielit profet kthimin nga mërgimi të popullit të zgjedhur: i çon Zakarisë lajmin e ngjizjes së shpejtë të pararendësit të Mesisë. I është besuar misoni më i lartë që mund t’i jetë besuar një krijese: lajmërimi Marisë për Mishërimin e Birit të Hyjit. Shën Rafaeli përmendet vetëm në një libër të Shkrimit: ka detyrën për të shoqëruar Tobinë e ri për t’i siguruar ecjen në rrugë të panjohura dhe i sugjeron recetën për të shëruar të atin nga verbëria e përkohshme (Rafael do të thotë «Hyji shëron») prandaj thirret si mbrojtës nga ata që nisen për udhëtim dhe si pajtor i atyre që u kushtohen kujdesit për të sëmurët.

 


Current track

Title

Artist