Shenjti i ditës: 28 korrik – Shën Inocenci I, papë (+417)

Written by on July 27, 2017

Shenjti i ditës: 28  Korrik – Shën Inocenci I, papë (+417)

 

            Në predikimin mbi shkatërrimin e Romës që u bë në 410 nga barbari Alariku, De Urbis exidio, shën Augustini shkruan: «Na janë referuar gjëra të tmerrshme, masakra, rrëmbime, tortura. Kemi vuajtur e qarë». Prej nëntë vitesh papa Inocenci I, i lindur në Albano afër Romës, mbante me qëndrueshmëri timonin e Kishës dhe të vetë qytetit që nuk ishte më kryeqytet i perandorisë (Kryqyteti kishte kaluar  në Milano dhe pastaj në Ravenë, dalja në det e të cilit i garantonte perandorit të frikësuar një rrugë më të lehtë ikjeje). Pas dy vitesh rrethimi Gotët e Alarikut kishin kaluar dyert e qytetit. Papa Inocenci, falë famës që gëzonte edhe përpara pushtuesit barbar, kishte arritur të siguronte një ndërprerje luftimesh duke pranuar të shkonte në Ravenë afër Onorit për ta bindur t’i jepte dorën e sëmotrës Gala Plaçida, që e mbante peng vëllai Ataulfi dhe Alariku duke kërkuar pushtete të veçanta. Perandori ia dha me qef lejen Ataulfit për t’u martuar me të motrën, por i mohoi pushtet e veçanta që kërkoi Alariku, i cili ia hapi rrugën plaçkitjes dramatike të Romës.

Pasi kaloi stuhia, papa veproi me guxim për të mbyllur plagët. Shkatërrimi i madh nuk shënoi perëndimin eautoritetit  papnor, as zellin e tij ndaj të gjitha Kishave, të cilave vazhdoi t’u drejtonte letrat e tij të famshme enciklike, të cilat hynë në magjisterin e zakonshem. Ndërhyrjet e tij doktrinale i përkasin gjithë jetës së bashkësisë së krishterë dhe liturgjisë sakramentale:pendesës, vajimit të të sëmurëve, pagëzimit dhe pazgjidhshmërisë së martesës. Por përkrah mësuesit dhe mbrojtësit të doktrinës tradicionale të Kishës romakët e mbetur në qytet (sidomos, më të pasurit, kishin marrë rrugën e detit dhe gjetën mikpritje në Iponë te ipeshkvi shën Augustini) tek ai gjetën një baba krejt njerëzor që diti t’i ngushëllonte dhe t’i ndihmonte për të rinisur rrugën, ishte i hapur ndaj  kuptimit të dramave të mëdha e të vogla individuale, siç dëshmon letra e tij drejtuar shën Jeronimit. Vdiq në Romë dhe u varros në varrezën e shën Poncianos në rrugën Portuense.

 


Current track

Title

Artist