Shenjti i ditës – 28 janar – Shën Toma i Akuinit, meshtar dhe mësues i Kishës (1225 – 1274)

Written by on January 27, 2017

Shenjti i ditës – 28 janar – Shën Toma i Akuinit, meshtar dhe mësues i Kishës (1225 – 1274)

 

Një shenjt filozof ose një filosof shenjt, për shën Tomën mbiemri është i ndërrueshëm. Ky filosof ka meritën për veprimin e guximshëm që bëri të mundshëm një aristotelizëm të krishterë, i cili lejoi rifitimin e rolit thelbësor të arsyes, mbështetje e nevojshme për vetë fenë  në kërkim të së vërtetës; shenjtit i detyrohet shembulli i një jete të ndershme, që e kaloi në kërkim të përvuajtur të së vërtetës dhe nuk synonte një intelektualizëm abstrakt për vetveten por «të njohurit për të dashur».

Filosof dhe shenjt, jeta e tij është një njësim me programin e tij të njohur: Contemplata aliis tradere, t’i bësh të tjerët pjestarë të fryteve të reflektimit personal dhe të meditimit të përditshëm që zënë vend në horizontet e gjëra të dijes njerëzore të përmbledhura (Summa theologiae është në fakt një përmbledhje) në libra të cilët kanë lënë një gjurmë të thellë në filozofinë e krishterë.

            I lindur në Rokaseka, afër Akuinit, në vitin 1225 ose ‘24, i fundit në familjen fisnike të Landolfit, që në moshën pesëvjeçare iu besua murgjve benediktin të Montekasinos dhe qëndroi si oblat për shtatë vite. U dërgua në Napoli që të studionte filosofi, këtu pati kontaktin e parë me bijtë e shën Domenikut, në Urdhërin e të cilit hyri më vonë, pas shumë përpjekjesh që bënë familjarët për të kundërshtuar zgjedhjen e tij: sepse ata do ta kishin preferuar murg e më pas abat benediktin. Por ai u bë frat «lypës» mes «Predikatarëve». Ishte nxënës i shën Albertit në Studimet e përgjithshme të Këlnit, punoi si mësimëdhënës në universitetin prestigjoz të Parisit, nga viti 1252 deri në vitin 1260. U kthye pas nëntë vitesh (ishte thirrur në Romë në personelin papnor), e përfundoi karrierën  shkollore në universitetin e Napolit. Këtu i mbërriti ftesa e papës që të shkonte në Koncilin ekumenik, i cili do të hapej me 1 maj të vitit 1274. Vdiq papritur gjatë udhëtimit për në Fosanovë, ku u kishte kërkuar mikpritje murgjve të asaj abazie të vjetër. U kanonizua në vitin 1323,  ndërsa në vitin 1880 u shpall pajtor i universiteteve katolike.


Current track

Title

Artist