Shenjti i ditës – 28 dhjetor – Shenjtërit Fëmijët e pafajshëm, martirë

Written by on December 27, 2016

Shenjti i ditës – 28 dhjetor – Shenjtërit  Fëmijët e pafajshëm, martirë

 

Fakti tragjik i përgjakshëm tregohet vetëm nga ungjilltari Mateu i cili u drejtohet kryesisht lexuesve të ardhur nga hebraizmi  me qëllimin për të treguar se në Jezusin janë plotësuar profecitë e vjetra, përfshirë ajo e klithmës së dhimbshme të Rakelës që vajton fëmijët e vet. Fëmijët e Betlehemit dhe të mbarë rrethinës, që u vranë nga Herodi dyshues dhe gjakatar me shpresën për të vrarë Mbretin – Mesi, janë frytet e para të të shpëtuarve dhe të shenjtëruarve nga Shpëtimtari Jezusi, sipas premtimit të tij: «Ai që e bjerrë jetën e vet për shkak timin do ta gjejë». Festa e shenjtërve të Pafajshëm paraqitet në kalendarin kartagjenas të shekullit IV, dhe pak më pas në Sacramentorio leoniano. Poeti Prudenci, nga tekstet e të cilit merr liturgjia e sotme, i quan me të drejtë Flores martyrum, lulet e para të lulëzuara përreth djepit të Shpëtimtarit, comites Christi.


Current track

Title

Artist