Shenjti i ditës – 27 shtator: Shën Vinçenc de’Paoli, meshtar, themelues (1581 – 1660)

Written by on September 26, 2017

Shenjti i ditës – 27 shtator: Shën Vinçenc de’Paoli, meshtar, themelues (1581 – 1660)

 

Për të mbretëresha e Francës, gjatë sundimit, shpiku Ministerin e Bamirësisë. Dhe mes duarve të këtij Ministri të pazakonshëm – që të gjihë e quanin thjesht Monsieur Vincent – kaluan më shumë lekë se në ato të Ministrit të Financave. Por nga banka e bamirësisë lekët derdheshin mbi një turmë të varfërish për t’i ushqyer çdo ditë. Në mensën e tij popullore në një ditë shërbeheshin dy mijë bukë. Kardinalit të fuqishëm Mazarinit, që i kishte lënë pa bukë kryengritësit e Frondës, guxoi t’i bërtiste në fëtyrë: «Monsinjor, shkoni, flijohuni për të mirën e Francës». Kishte bërë të njëjtën gjë me kardinalin më të frikshëm Richelieu, kur qe e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e njerëzve të varfër. Revolucioni francez vinte akoma prej aty, por Vinçenci i doli para në mënyrën e tij, si njeri praktik dhe i thjeshtë si njerëzit e fshatit, me një aktivitet bamirës drejtuar njerëzve të fundit, jetimëve të braktisur, fëmijëve të sëmurë, grave që për të mbajtur familjen prostituoheshin, qorrave dhe të çmendurve

Edhe ai e kishte eksperimentuar ashpërsinë e jetës së përditshme. I lindur në Ranquine në Francën jug – perëndimore, që të mund të paguante studimet punoi si rojtar derrash në Pouy në Guascogna. Në vitin 1605 ishte burgosur dhe internuar në Tunizi, prej ku arriti të ikte. Nga kjo përvojë e trishtueshme lindi në të dëshira për t’u çuar lehtësim material e shpirtëror të burgosurve, d.m.th njerëzve të dënuar të vozitnin në galera. Pasi u shugurua meshtar në moshën njëzet vjeçare, ndërmori menjëherë misonet popullore duke u shkuar në ndihmë meshtarëve të tjerë që në vitin 1625 i organizoi në Bashkësi (Lazaristët ose Vinçencianët), me qëllimin për t’u predikuar në «misione» njerëzve të fshatit. Institucioni i tij më i njohur është ai i Bijave të Dashurisë, të përhapura shpejt në të gjithë botën. Janë të tijat edhe dy shoqëritë Damat e Dashurisë dhe ajo e Shërbëtorëve të të Varfërve. U thoshte meshtarëve të tij: «Ta duam Hyjin, por ta duam me shpenzimet tona, me lodhjen e krahëve tonë, me djersën e ballit tonë». I kanonizuar në vitin 1737, është shpallur pajtor i të gjitha istituteve të bamirësisë që i kushtohen ndihmës së të varfërve dhe veprave të bamirësisë.


Current track

Title

Artist