Shenjti i ditës: 27 nëntor – Shën Virgjili, ipeshkëv i Salsburgut (+784)
Written by Radio Maria on November 26, 2016
Shenjti i ditës: 27 nëntor – Shën Virgjili, ipeshkëv i Salsburgut (+784)
Virgjili zë një vend të rëndësishëm mes shenjtërve irlandez që paraqiten në kalendar pothuajse në të gjiha ditët e vitit. I lindur në Irlandë, murg në kuvendin e Achadh – bo – Cainningh, si të gjithë bashkombësit e tij të dëshirueshëm «për të shtegtuar për Krishtin» bëri një shtegtim në Tokën e Shenjtë. Në rrugën e kthimit kaloi në Baiern, ku takoi shën Rupertin i cili e bindi të bashkëpunonte me të për ungjillëzimin e asaj krahine. Virgjili qëndroi për disa vite afër Pipinos të Vogël, nga i cili mori detyrën për të Ungjillëzur Baiern. Këtu fitoi vlerësimin e dukës Odilonit që i dorëzoi abacinë e Shën Pjetrit të Salcburgut, duke e caktuar pasardhës të ipeshkvit Gjonit, pa u këshilluar me legatin papnor për Gjermaninë, shën Bonifacin. I cili, ligjërisht, kundërshtoi.
Pas vdekjes së ipeshkvit Gjonit, Virgjili drejtoi dioqezën e Salcburgut, megjithëse nuk ishte shuguruar ipeshkëv. Nuk e lëshoi veten dhe me shumë përvujtëri pranoi atë pozitë të pasigurtë juridike. Filloi të punonte shumë, duke filluar ndërtimin e katedrales, të cilën ai vetë do të ketë gëzimin për ta inaguruar në 774. Njëzet vite më parë kishte vdekur apostulli i madh i Gjermanisë, martiri shën Bonifaci, kështu Virgjili mori shugurimin ipeshkvor dhe emërimin përfundimtar në selinë e Salcburgut. Mes dy shenjtërve nuk kishin munguar mosmarrveshje idesh edhe në fushën doktrinale. Virgjili i quajtur «gjeometri», ishte një njeri i kulturuar dhe një avancues i shkencës së re. Me teorinë e tij të antipodave pohonte, tetë shekuj para Kopernikut e Galileut, se toka ishte e rrumbullakët dhe «se bota e dytë», e populluar nga njerëzit, ishte e ndriçuar nga një diell ndryshe nga i yni. Pasojat ishin të papranueshme edhe nga pikpamja e Shkrimit shenjtë, sepse mohonte unitetin e gjinisë njerëzore. Virgjili i pranoi me përvujtëri kritikat dhe u kujdes konkretisht për botën e tij, ungjillëzoi Karincian, Stirinë dhe Panoninë. Vdiq në zhavorr dhe u varros në katedralen e tij, që u shkatërrua nga një zjarr në 1167. Është kanonizuar në 1252.