Shenjti i ditës: 27 mars – Shën Roberti, ipeshkëv (+717)
Written by Radio Maria on March 26, 2017
Shenjti i ditës: 27 Mars – Shën Roberti, ipeshkëv (+ 717)
Është apostulli i Austrisë, pajtori dhe ipeshkvi i parë abat i Salcburgut, të cilin ai e rindërtoi mbi rrënojat e qytetit të vjetër romak Juvavum. Roberti, i cili qëndron në krye të njëzet e dy shenjtërve me këtë emër, duket se ishte me origjinë franceze. Ishte me prejardhje nga familja fisnike e Rupertinëve në Renin e Vjetër, që kishte lidhje me Karolingët, e filloi karrierën kishtare me zgjedhjen si ipeshkëv i Uorms rreth vitit 700. Por Roberti preferoi të ndiqte thirrjen rinore misionare dhe t’i kushtohej përhapjes së krishtërimit. Filloi nga Gjermania jugore, nga Regensburgu, pastaj duke ndjekur rrjedhën e Danubit, kaloi në Austri.
Konti Teodi i Baiern i dhuroi një pronë të tijën afër Zalcah. Atij iu duk më e lehtë ta ndërtonte kuvendin e parë dhjetë kilometra më tutje, mbi rrënojat e Juvavumit të vjetër. Këtu lindi kuvendi i parë austriak, të cilin Roberti ia kushtoi shën Pjetrit. Prej këtu filloi ungjillëzimin e territorit të gjërë që shtrihet nga Tauri në En, duke prekur në fund krahinën në jug të In. Aktiviteti i tij si misionar dhe ndërtues kishash e kuvendesh, në harkun e shkurtër katërmbëdhjetë vjeçar, ka mrekullira.
Mes kuvendeve të tij numërohet edhe ai femërori i Nonberg, të cilin ia besoi të motrës Erentrudës. Në fillim të aktivitetit misionar në Baiern dhe në Austri, Roberti qe «ipeshkëv bredhës» në mënyrën e misionarve Irlandez. As në vazhdim nuk qe, ipeshkëv territorial. Zelli i tij apostolik nuk njihte kufinj. Dëshironte, siç mund të thuhet, ta hidhte zemrën përtej vështërsive. Mori titullin abat – ipeshkëv i Shën Pjetrit, d.m.th i vet qytetit të Salcburgut, dhe të dy detyrat patën pasardhësit e tyre deri në shekullin e X. Një prej këtyre, shën Virgjili, i transferoi relikët e shenjtit pajtor nga kuvendi në katedrale. Zhvendosja sipas traditës së kohës, ishte e barabartë me një kanonizim të vërtetë.