Shenjti i ditës: 27 korrik – Shën Ana dhe Joakimi, prindërit e Zojës së Bekuar
Written by Radio Maria on July 25, 2017
Shenjti i ditës: 27 Korrik – Shën Ana dhe shën Joakimim prindërit e Zojës së Bekuar
Ana, nga hebraishtja Hannah, hir, është emri i vërtetë i cili që nga shekulli i gjashtë në liturgjinë lindore i jepet Nënës së Zojës së Bekuar. Në të njëjtën periudhë, gjithmonë në Lindje nderohet edhe babai i saj Joakimi i cili ka emra të ndryshëm: Heli, Kleopas, Eliakim, Jonakim dhe Sadok. Ungjilli hesht përsa iu përket prindërve të Marisë dhe zbrastësia qe plotësuar nga apokrifi, protoungjilli i Jakobit, në mesin e elementeve të fantazisë mund të nxjerrim ndonjë të dhënë për të njohur figurën e këtyre bashkëshortëve të shenjtë. Kulti i tyre, i vjetër në Lindje i bashkuar me kultin marian lulëzon në Perëndim dhe në vitin 1584 caktohet festa liturgjike e shën Anës që do të kremtohet me 25 korrik dhe ajo e shën Joakimit që do të kremtohet me 20 mars. Kjo e fundit më pas do të vendoset në tetëditëshin e të ngjiturit të Zojës në Qiell, që të kalonte pastaj me 16 gusht ndërsa në vitin 1913 me 26 korrik në kalendarin e ri liturgjik i cili bashkon të dy bashkshortët në jetën e të cilëve erdhi privilegji hyjnor, Ngjizja e Pamëkat e Virgjërës Mari.
Edhe pse data 26 korrik është datë kur fëmijët janë në pushime e gjyshërit shpeshherë mbeten të vetmuar, kjo festë nuk ka në vetvete veprime shpenzuese, janë ata të cilët këtë festë na e propozojnë si festë të gjyshëve. Dhe kush më mirë se Ana dhe Joakimi kanë mundësi të kenë një titull kaq të lartë? «Pema njihet nga frytet», thotë Jezusi në Ungjill. Ndoshta në atë moment kishte parasysh gjyshërit e vet të shenjtë. Ne njohim frytin e dashurisë së tyre, Virgjërën e Pamëkat, të shenjtëruar që nga momenti i parë në kraharorin e nënës, një fryt pra i paprishur prej mëkatit të rrjedhshëm, «hirëplotja» prania e të cilës shenjtëroi në kraharor të Elizabetës Gjon Pagëzuesin. Pasi që Maria është «qëllimi i përjetshëm i këshillit» siç thotë Dante, është «ajo të cilën natyrën njerëzore e fisnikëroi», mund të quhet ndërmjetëse e hirit kryesisht për prindërit e saj të priveligjuar. Emri i bukur Anë, i paraprin atij të Marisë dhe nderohet nga gjashtë shenjtëresha dhe shtatë të lumtura.