Shenjti i ditës: 26 korrik – Shën Prenda, virgjër dhe martire
Written by Radio Maria on July 25, 2017
Shën Prenda, virgjër dhe martire
Shën Prenda (Praxedis, Parasceve, Venera, Veneranda), Historia dhe mrekullitë e së cilës ishin shumë të dashura për të krishterët e shekujve të lashtë, lindi në Romë nën sundimin e Adrianit perandor nga prindërit e krishterë, të pasur dhe të përshpirtshëm. Kur ata vdiqën, bija e tyre ishte njëzet e gjashtë vjeçe. Pasi që i shiti pasuritë që kishte trashëguar dhe fitimin ua shpërndau të varfërve: u tërhoq në një kuvend femëror në qytet. Pas një kohe e braktisi kuvendin për të predikuar publikisht doktrinën e krishterë. Qe paditur nga disa judenj para Antonin Piut se ajo e kundërshtonte fenë zyrtare, e nxorën para perandorit i cili më parë me premtime e më pas me mundime të shumta u përpoq ta largonte nga feja e saj, por pa asnjë sukses. Pas shumë mundimesh e dërguan në tempullin e Apolonit dhe e detyruan që ta adhuronte shtatoren e tij. Pasi që ajo asesi nuk pranoi e vranë duke i pre kokën. Martirizimi i saj ndodhi rreth vitit 160.