Shenjti i ditës: 26 gusht – Shën Tereza e Jezusit Ibars (1843 – 1897)

Written by on August 22, 2017

Shenjti i ditës: 26 gusht, Shën Tereza e Jezusit Ibars themeluese (1843 – 1897)

 

Ndoqi që e re, «me këmbëngulje të shenjtë» një program të sajin të jetës fetare. E lindur në Aytona, në Katalonjë, iu desh të punonte shumë në fusha që të mund të diplomohej mësuese. Pasi arriti qëllimin e parë që kishte përcaktuar, deshi të bëhet murgeshë dhe pas refuzimeve të përsëritshme e bëri të veten: kështu në janar të vitit 1872 themeloi në Barbastro Kongregatën e saj femërore, me emërtimin «Motrat e Vogla të të Varfërve». E mësuar me shatin si me penën, ishte një mrekulli e vërtetë pune dhe kokfortësie; kaloi vështërsi që do të kishin shkurajuar një gjigant dhe në fundin e jetës së saj Kongregata numëronte pesëdhjetë e tetë shtëpi. U lumturua në vitin 1958, arriti me shpejtësi të pazakonshme majën e nderimeve, atyre që kanë rëndësi: është kanonizuar në vitin 1974.

 


Current track

Title

Artist