Shenjti i ditës – 25 qershor: Shën Maksimi, ipeshkëv i Torinos (shekulli V)

Written by on June 23, 2017

25 qershor: Shën Maksimi, ipeshkëv i Torinos (shekulli V)

 

            Shën Maksimi ishte bashkëkohës i Shën Agustinit. Ai konsiderohet themeluesi i dioqezës së Torinos, e cila qe ngritur me nismën e Shën Ambrozit dhe Shën Euzebit, ipeshkvit të Verçelit, dishepull i të cilit është shenjti i sotëm. Si Agustini e Ambrozi, edhe Maksimi e udhëhoqi dioqezën gjatë periudhës së mundimshme të pushtimeve barbare. Edhe pse me karakter të butë e tolerues, siç paraqitet nga Bisedat dhe Predikimet që na kanë mbërritur, ai dinte sipas rrethanave të ishte i qëndrueshëm dhe i vendosur. Besimtarëve të tij, që ishin të frikësuar nga afrimi kërcënues i ushtrive barbare, u këshillonte të merrnin armët e agjërimit dhe të lutjes, dhe i qortonte ata që e linin qytetin për një vend më të sigurt. “Është bir i padenjë dhe i pafe ai që e braktis nënën në rrezik. Në një farë mënyre, mëmëdheu është një nënë e ëmbël…” Shkrimet e tij asketike si katekezat, për të cilat përmendet dhe lexohet ende sot, shfrytëzojnë me mençuri faqet e Shkrimit Shenjt.


Current track

Title

Artist