Shenjti i ditës: 25 nëntor – Shën Katerina e Aleksandrisë, virgjër e martire në shekullin IV

Written by on November 24, 2016

Shenjti i ditës: 25 nëntor – Shën Katerina e Aleksandrisë, virgjër e martire në shekullin IV

            Martirizimi i kësaj  të reje aleksandrine goditi fantazinë popullore pasi bëhej fjalë për një vajzë fisnike dhe të bukur të fisnikërisë së lartë egjiptiane dhe jashtëzakonisht të zgjuar, siç lexohet në Mundimin e saj, ajo arriti t’i bëntë ballë një grupi filozofësh të thirrur posaçërisht nga mbreti për ta bindur se ishte në gabim. Këta u munduan t’i shpjegojnë se një Hyj nuk mund të pësonte mundimin e kryqit. Gjithnjë sipas tregimit legjendar në Mundim, vajza e bukur dhe fisnike shkoi t’i bënte nderimet e veta perandorit Maksim Daias, i cili pasi mbërriti në Aleksandri, urdhëroi një flij solemne për hyjnitë. Katerina guximtare nuk ngurroi t’i bënte një qortim të ashpër: «Përse dëshiron t’i humbësh këta njerëz», i tha, «me kultin ndaj hyjnive»? Mëso ta njohësh Hyjin, krijuesin e botës dhe birin e tij të vetëm Jezu Krishtin, që me kryq e ka liruar njerëzimin nga ferri». Fjalë të pakuptueshme për një pagan. Perandori, i magjepsur nga bukuria e vajzës, duke menduar ta bënte për vete ndoshta me premtimin për martesë dhe të pasurive, deshi më parë ta lironte atë kokë guximtare nga mendimi i një Hyji të vuajtur për dashuri të njerëzve.

Katerina diti ta përdorte mirë artin retorik dhe përgatitjen e saj teologjike aq sa pesëdhjetë filozofët – sipas tregimit legjendar, e pranuan Ungjillin, duke fituar kurorën e martirizimit. Përsa i përket vajzës guximtare, Maksimi, përdori torturën e tmerrshme  të  rrotave me disqe të mbushura me thumba hekuri, por që u përkulën si fletë në kontakt me mishin e vajzës. E cila, për këtë të veçantë, është zgjedhur si pajtore nga ata që fabrikojnë rrota. Pasi u dërgua jashtë qytetit, mes një turme  kureshtarësh por edhe të përshpirtshmish, u kokpre dhe nga qafa e saj në vend që të dilte gjak i kuq doli qumësht i bardhë, duke merituar një titull të dytë; në fakt thirret nga nënat e reja në kohën e ushqimit të fëmijës me qumësht. Përfundimi qe po ashtu i pasur me mrekulli: engjëjt, të zbritur nga qielli e çuan trupin në Sinai, ku lindi më pas një kuvend që mban emrin e saj. Hartuesit e kalendarit të ri nuk e morën parasysh popullaritetin e shenjtërëshës por mungesën e informacioneve historikisht të besueshme dhe e kufizuan kultin e saj në ndonjë Kishë lokale.

 


Current track

Title

Artist