Shenjti i ditës: 25 gusht – Shën Jozef Kalasanzi, meshtar, themelues (1556 – 1648)

Written by on August 22, 2017

Shenjti i ditës: 25 gusht – Shën Jozef Kalasanzi meshtar, themelues (1556 – 1648)

 

Për një pretendent të jetës vetmitare, duhej të ketë qenë një zgjedhje e vështirë për t’u vendosur në botën e nxënësve trasteverinë, të pathyeshëm ndaj qetësisë. Ishte kështu për meshtarin aragonez Jozef Kalasanzi, i lindur në Peralta de la Sal. Për ta shëruar nga dëshira që të mbyllej në një vend të vetmuar, ipeshkvi e dërgoi në Romë që të ndiqte kardinalin Mark Antonio Kolona. Jozefi, më shumë se kardinalit, i cili dinte të kujdesej mjaft mirë për veten e tij, iu përkushtua me shumë pasion shpëtimit të fëmijëve të Trastevere. I largoi me vështërsi nga rruga dhe i dërgoi në shkollë. Shkollë sa për të thënë. Sepse në atë kohë mësimdhënia ishte një punë private. Kush kishte çfarë të shpenzonte, mund të kujdesej vetë për kulturën dhe për shkollën deri tek të famshmet «Studimet e përgjithshme» (Universitas studiorum).

Me shpenzimet e veta, Jozefi hapi shkollën e parë falas, i ndihmuar nga një grup mësuesish «vullnetarë», ata të cilët do të formonin bërthamën e parë të Kongregatës së Klerikëve të rregullt të Shkollave të Përshpirtshme, Skolopët, të lidhur me tri kushtet tradicionale plus një të katërt që i lidhte me shkollën, për të latuar breznitë e reja dhe për të luftuar plagën e madhe të analfabetizmit. Suksesi në Itali dhe në Evropë ishte i njëjtë me vuajtjet që shenjti themelues pati në fillim, i akuzuar për paaftësi nga vetë bashkëvëllezërit e tij dhe i penguar nga institute të tjera, në Veri, të lindura me të njëjtin qëllim. Ai e pa Kongregatën të degraduar në bashkëvëllazëri të thjeshtë, por priti me qetësi sa të kalonte stuhia dhe më në fund e shikoi duke lindur në jetë të re Kongregatën e tij të merituar, të rehabilituar në sytë e njerëzve dhe ajo që ka më shumë rëndësi, të pasuruar me merita përpara Hyjit. U kanonizua në vitin 1767.


Current track

Title

Artist