Shenjti i ditës – 24 Shtator: Shën Pacifiku nga Shën Severini, meshtar françeskan (1653 – 1721)

Written by on September 24, 2017

Shenjti i ditës – 24 Shtator: Shën Pacifiku nga Shën Severini, meshtar françeskan (1653 – 1721)

 

Shenjti nderohet në shumë dioqeza të Marke (ka lindur në Shën Severino me 1 Mars) dhe natyrisht në të gjithë urdhërin françeskan, të cilit i përket, por është mjaft i dashur dhe i njohur edhe në Nocera Umbra, në Spoleto, në Norcia dhe në Savona. Kishte qenë një prediktar i mirë dhe për të kryer këtë apostullat kishte përshkuar me këmbë pothuajse gjithë Italinë veri – qëndrore. I gjatë me shtat, me fytyrë të mprehtë dhe të zbehtë, hundëshqiponjë, shëndetdobët dhe pak i fortë, nuk mund të konsiderohej në këtë aspekt një tërheqës turmash. Përveç kësaj, në moshën tridhjetë e pesë vjeçare iu krijua një plagë në këmbën e djathtë, e cila e detyroi të tërhiqej në kuvendin e Foranos. Këtu mori detyrën e përvujtë të mbledhjes së lëmoshëve nga shtëpia në shtëpi, por ishte më e madhe ajo që dhuronte se sa ajo që merrte. I favorizuar nga dhunti të veçanta mbinatyrore, dinte të lexonte zemrat, të ngushëllonte, të inkurajonte dhe shpesh të shëronte nga lëngimet fizike dhe morale.

Pasi mbeti jetim në moshë të re, përpara se të hynte në kuvendin e françeskanëve të Oservanca në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, u rrit në shtëpinë e një xhaxhai meshtar, të rreptë dhe aspak tolerant. Karl Antoni – kështu quhej para se të merrte emrin Pacifik në kushtet rregulltare – e ruajti atë disiplinë, të cilën e zbatoi edhe në jetën rregulltare. Aq sa tregohej i ashpër me vetveten, po aq tregohej tolerant dhe i kuptueshëm me të tjerët. Do ta kishin quajtur gjithsesi At Pacifik, edhe nëse do të kishte marrë një tjetër emër. Nën këtë sjellje të qetë, fshiheshin vuajtje të mëdha. Shurdhimit progresiv iu bashkua shumë shpejt verbërimi i plotë që e detyroi të përulej krejtësisht. Eprorët e dërguan në kuvendin e Shën Severino Marke dhe aty qëndroi deri në vdekje. Një vuajtje e cila u kthye në shumë bekime, për vete dhe për të tjerët. Shën Pacifiku u kanonizua në vitin 1939.

 


Current track

Title

Artist