Shenjti i ditës: 24 nëntor – Shën Krizogoni, martir i Akuilesë (+304)

Written by on November 23, 2016

Shenjti i ditës: 24 nëntor – Shën Krizogoni, martir i Akuilesë (+304)

 

Shenjti martir paraqitet në lutjen eukaristike e megjithatë me kalendarin e ri kulti i tij kufizohet me bazilikën romake të kushtuar atij e cila ndodhet përballë me bulevardin Trastevere. Mundimi përmban zbukurimet e zakonshme legjendare prandaj është e vështirë të mblidhet ndonjë informacion historikisht i besueshëm. Krizogoni përcaktohet vir christianissimus aq koherent me fenë e vet sa që nuk lejoi të joshej nga detyra e nderit në konsulltë, që iu ofrua nga vetë perandori Diokleciani, kur kaloi në Akuile, me kusht që të mohonte Krishtin dhe të digjte kem në altarin e Jovit. Pasi refuzoi, «i krishteri» Krizogoni u arrestua në shtëpinë e një farë Rufini i cili duhej ta kishte mbajtur të veçuar në pritje të një procesi. Rufini u bind nga i burgosuri i tij, u kthye dhe ndau me të të njëjtin fat, d.m.th ekzekutimin me prerje koke. Trupi i martirit u varros nga meshtari Zoili në një galeri nëntokësore, të gërmuar poshtë shtëpisë së tij.


Current track

Title

Artist