Shenjti i ditës: 24 Korrik – Shën Kristina nga Bolsena, martire

Written by on July 21, 2017

Shenjti i ditës: 24 Korrik – Shën Kristina nga Bolsena, martire

             Ata të cilët kanë këtë emër kanë mundësi të zgjedhin mes tetë pajtoreve. Një gjë është e sigurtë zgjedhjet i drejtohen kësaj martireje e cila që nga shekulli i IV nderohet në Bolsano. Njohim mundimin (Passione) i cili frymëzoi shumë artistë, nga Gjovani nga Robia deri te Luka Sinjoreli, Paolo Veroneze dhe Luka Kranah. Edhe pse ekzistenca historike e kësaj shenjtëreshe nuk diskutohet, mundimi legjendar latin e bën pak sa të pabesueshme. Na paraqet një vajzë njëmbëdhjetë vjeçare, bukuria e së cilës tërhiqte shumë pretendentë. Për ta mbrojtur prej befasive të këqija, babai i saj Urbani një nënpunës perandorak, e mbylli në një kullë sëbashku me dymbëdhjetë vajza dhe po aq trupore të veshura në ar të hyjnive për ta ndihmuar që të largohej nga Hyji i krishterë. E bëri këtë që mos t’i nënshtrohej kërcënimit të persekutimit. Kristina i bëri copë e grimë të gjitha truporet, metalin e çmueshëm e mblodhi dhe ua ndau të varfërve, duke nxitur babain që ta kalonte nga burgu në rrahje.

            E bija nuk iu nënshtrua atit të ç’natyruar dhe për këtë arsye ai ua dorëzoi gjyqtarëve të cilët menjëherë kaluan në mënyrat e forta duke përdorur mbi të mundimet më të dhimbshme. E copëtuar u hodh në burg në të cilin i erdhën në ndihmë tre engjëj për ta ngushëlluar dhe për t’ia shëruar plagët. Pas shumë përpjekjeve për ta bërë të mohonte fenë e krishterë, vajza qe hedhur në liqen me një gur të rëndë të lidhur për qafe, të cilin engjëjt e mbajtën me duar dhe nuk lejuan që ajo të fundosej. Duke parë këto i vdiq i ati mirëpo kjo nuk bëri që të përfundonin mundimet e shenjtëreshës. Gjyqtarët e morën përsëri në pyetje duke ia nënshtruar përsëri vuajtjeve ç’njerëzore. Qe vendosur mbi tela të skuqur të një furre; ia prenë gjinjtë dhe e futën në një gropë mes gjarpërinjëve helmues, derisa u bindën se ajo nuk e mohonte fenë, prenë litarin i cili e mbante dhe porsa ra poshtë e shporuan me dy shigjeta. Të gjitha këto na i paraqet mundimi legjendar. Martirja e re qe emëruar pajtore e Bolsanos, iu kushtua kisha që u ndërtua në shpellën në të cilën i ruheshin eshtrat.

 


Current track

Title

Artist