Shenjti i ditës – 24 janar – Shën Françesku i Salesit, ipeshkëv dhe mësues i Kishës (1567 – 1622)

Written by on January 21, 2017

Shenjti i ditës – 24 janar – Shën Françesku i Salesit, ipeshkëv dhe mësues i Kishës (1567 – 1622)

 

Një ndër rregullat për të qenë gazetar i mirë është të folurit qartë dhe me fjalë të kuptueshme për pjesën më të madhe të lexuesve. Shën Françesku i Salesit, i cili në vitin 1923, përveçse u shpall mësues i Kishës u zgjodh edhe pajtor i gazetarve, në shkrimet e tij kishte përdorur një gjuhë të thjeshtë dhe të matur, të tillë ua këshillonte edhe meshtarëve të tij në predikime e mbi të gjitha në mësimet e katekizmit. Përveç qartësisë, «Krishti i sjellshëm i Gjenevës», siç e quanin njerëzit, kishte një butësi të jashtëzakonshme me ata që i rrinin afër. Disa mendonin se ky virtyt i përgjigjej natyrës së tij. Por në të vërtetë ishte fryt i praktikimit të përditshëm të durimit. Na e thotë ai vetë me një frazë zbuluese: «A dëshironi që për një çerek ore ta humbas atë pak butësi që e kam fituar për njëzet vite si çmim i shumë lodhjeve? »

Është autori i librit Hyrje në jetën e përshpirtshme (Filotea) dhe i Traktatit të dashurisë së Hyjit, dy tekste klasike të letërsisë pendestare, nuk ishte thjesht shkrimtar tavoline. E merrte materien më parë nga kontakti i përditshëm me vështërsitë e njerëzve dhe nga tepritë e kundërshtarëve, në një qytet si Gjeneva ku dominonin kalvinistët savoiard. Shumë prej këtyre (flitet për tetëmijë persona) u kthyen  në besimin katolik, falë aktivitetit të palodhshëm të ipeshkvit. Françesku i Salesit kishte studiuar drejtësi në universitetin e Padovës dhe në moshën njëzet e gjashtë vjeçare, duke zhgënjyer prindërit, ishte bërë meshtar, duke zgjedhur si tokë misioni Kablaisin në dioqezën e Gjenevës. U bë ndihmës i ipeshkvit, pastaj në vitin 1602 zuri vendin e tij dhe mundi të vazhdonte apostullatin e tij  për të bashkuar me Romën të krishterët kundërshtar, duke u mbështetur tek arma e vetme e dashurisë dhe e fjalës… së shtypur. Për të mbërritur tek të gjithë u shërbye nga fletushkat të cilat i shpërndante ai vetë, duke i hedhur nën dyert e shtëpive. Në këtë aktivitet origjinal publicistik e mblodhi ndonjë fryt të mirë, por akoma më shumë fryte dha udhëheqja shpirtërore që ua bëri shpirtërave si shën Vinçenc de’ Paoli, shën Gjovana Françeska e Shantal, me të cilën themeloi Urdhërin e Zojës Nunciatë.


Current track

Title

Artist