Shenjti i ditës – 24 dhjetor – Shën Tarsila, virgjër romake (+581)

Written by on December 23, 2016

Shenjti i ditës – 24 dhjetor – Shën Tarsila   virgjër romake (+581)

 

Mund ta quajmë bijë arti: tetoja e shën Gregorit të Madh, motra e shën Emilianës dhe mbesa e papës shën Feliksit. Shën Gregori Madh ka paraqitur një profil të shkurtër dhe domethënës të sajin. Tri motrat e babait të saj, Jordanit, kishin bërë kushtin e virgjërisë. Më pas e madhja Jordana, u tërhoq dhe u martua me administratorin e pasurive të saj. Emiliana dhe Tarsila qëndruan në lutje e pendesë dhe pas vdekjess së Tarsilës të afërmit vërejtën se sa ishin ashpërsuar gjunjët e shenjtëreshës për shkak të orëve të gjata që kishte kaluar në gjunjë.


Current track

Title

Artist