Shenjti i ditës – 23 Shtator: Shën Lini, papë (+79)
Written by Radio Maria on September 23, 2017
Shenjti i ditës – 23 Shtator: Shën Lini, papë (+79)
Për pasardhësin e menjëhershëm të shën Pjetrit në Romë dihet shumë pak edhe pse ai përmendet në lutjen euharistike (Kanoni i vjetër i Meshës). Liber pontifikalis e mban me origjinë toskane, biri i një farë Erkolani të Volterrës. Të dërguar në Romë nga i ati për të përfëunduar studimet, Lini pati mënyrën të njohë Pjetrin apostull, që e mësoi dhe e pagëzoi, duke e bërë më pas ortak në ungjillëzimin e Urbe dhe duke e përgatitur si pasardhës të tijin. Kjo ndodhi në vdekjen e apostullit, mes 56 dhe 67. Persekutimi i Neronit krijoi boshllek në bashkësinë e krishterë të Romës, që u duk e kokprerë dhe e humbur. Në gjysmën e dytë të shekullit dymbëdhjetë ipeshkvinj u ndërruan në katedrën e Pjetrit, pa ndërprerje. Për këtë kemi lajme të dorës së parë nga ipeshkvi i Lionit, shën Ireneu, që ishte me siguri njëherë në Romë dhe në librin e tij Adversus haereses na jep listën e saktë të papëve të parë: «Pasi kishte themeluar dhe vendosur Kishën e Romës, të lumët apostujt Pjetri dhe Pali ia besuan administrimin Linit, për të cilin flet shën Pali në letrat drejtuar Timoteut…», i radhit edhe dhjetë papët e tjerë.
Pasardhësi i tretë i shën Pjetrit, shën Klementi, në letrën drejtuar kishës së Korintit për të zgjidhur disa diskutime, shkruan kështu: «Apostujt i përjetuan në shpirt frytet e para dhe i shuguruan ipeshkvinj dhe diakon të besimtarëve të ardhshëm. Pastaj vendosën këtë rregull: se pas vdekjes së tyre njerëz besnik do tu kishin zënë vendin në ministri». Lini kishte dhënë prova të mira për vete dhe u konsiderua i denjë të merrte vendin e Princit të apostujve në drejtim të Kishës, në një moment vuajtjeje të madhe. Në shekulin X Milano i kushtoi shën Linit një orator në bazilikën e apostujve dhe kulti i tij (që kalendari i ri e ka vënë pa u ndier) dëshmohet në qytete të ndryshme, kryesisht në Volterra, që ruan relikët dhe që e ka zgjedhur pajtor të qytetit, duke i kushtuar një Kishë.