Shenjti i ditës: 23 Korrik – Shën Brigita, rregulltare dhe themeluese (1303 – 1373)
Written by Radio Maria on July 21, 2017
Shenjti i ditës: 23 Korrik – Shën Brigita, rregulltare dhe themeluese (1303 – 1373)
Brigjida siç jehon në gjuhën Suedeze, mund të quhet shenjtëresha e Evropës. Si Katerina e Sienës bashkohëse e të cilës është dhe me të cilën ka të përbashkëta dhuratat e veçanta karizmatike, bëri që të hapen kufinjtë e shteteve të ndryshme në emër të paqes dhe të bashkimit të krishterëve të Evropës. E lindur në kështjellën Finstad në Suedi, në familje bujare, pasardhëse e mbretit të përshpitshëm Sverkerit I, mbeti pa nënë, u rrit nga halla deri në moshën katërmbëdhjetë vjeçare kur e martuan me Ulf Gudmarsson. Patën tetë fëmijë katër djemë dhe katër vajzë (mes të cilëve Karin, shenjtëresha e ardhshme Katerina e Suedisë). Pasi që kaloi disa vite në Stokolm si zonjë shoqëruese e mbretëreshës së re Bianka di Namur; përdori pozitën e saj për të përmisuar, zakonet e këqija që kishte. Pas vdekjes së djalit të vogël ndërmori sëbashku me burrin shtegtime të gjata në shenjtëroret më të njohura të Evropës.
Në vitin 1344, pasi mbeti e vejë, Brigjida u largua nga fëmijët tashmë në moshë madhore dhe të pavarur dhe u vendos në kuvendin cistercit në Alvastër, në të cilin një djalë i saj ishte rregulltar. Në këtë periudhë filloi themelimi i urdhrit të ri rregulltar, i cili zgjodhi për pajtor Shëlbuesin; një kuvend i përbërë nga burrat dhe gratë, plotësisht të ndarë, të cilët i drejtonte abatja, dhe kishin së bashku lutjen e përbashkët. Sipas shembullit të bashkësisë apostolike, bashkësitë e veçanta të Urdhërit të ri ishin të përbëra nga tetëdhjetë e pesë pjestar, gjashtëdhjetë prej të cilëve ishin rregulltare, trembëdhjetë murgj, katër diakonë dhe tëtë vëllezër shekullar. Rregulla ishte ajo e shën Augustinit. Në këtë themelim edhe pranë formulës së rreptë gjeometrike pati sukses të mirë – Brigjida qe ndihmuar nga mbreti i Suedisë i cili ia vuri në dispozicion pallatin mbretëror në Valdestenë. Në Vitin e shenjtë 1350 Brigjida shkoi në Romë për të filluar njohjen papnore të urdhërit. U vendos në një shtëpi qytetare në Piazza Farnese ku edhe sot e kësaj dite jetojnë motrat e shën Brigjidës; u përballua me vështërsi ekonomike, për çfarë iu desh të shtrijë dorën për të lypur duke iu bashkuar lypësve përpara Kishës në via Panisperna. E shoqëruar nga e bija Karin (një djalë i vdiq nga murtaja në Napoli) shtegtoi në Tokën e Shenjtë ku e goditi sëmundja e cila një vit më pas e shoqëroi në varr. Gjatë tridhjetë viteve diktonte Zbulesat (të përmbledhura në tetë vëllime) të cilat i kishte gjatë ekstazave të shpeshta. Vdiq në Romë dhe bija e saj Karin trupin e saj e çoi në Valdstena, në një udhëtim të gjatë plot aventura që zgjati një vit. U kanonizua në viti 1391.