Shenjti i ditës – 23 dhjetor – Shën Gjoni nga Kenty, meshtar (1390 – 1473)

Written by on December 22, 2016

Shenjti i ditës: 23 dhjetor, Shën  Gjoni nga Kenty, meshtar (1390 – 1473)

 

            Në  1400 lituani Vladislau III i pari i dinastisë Jagellone në Poloni (ishte martuar me princeshën polake Edvigen, trashëgimtare e fronit), themeloi universitetin e Krakovias, prej ku do të dalin personazhe të famshme, mes të cilëve edhe shenjti i sotëm. Gjoni kishte lindur në qytezën polake të Kenty, u diplomua në universitetin e ri të Krakovias dhe u shugurua meshtar. Iu dorëzua një famulli: një praktikë baritore mjaft e shkurtër sepse mori disa vite më vonë katedrën universitare, si docent teologjie, në një epokë kundërshtimesh të mëdha. Kundërshtimet e husitëve  gjallëroheshin veçanërisht në sallat universitare. Gjoni pranoi disa herë kontraditën, por në ato përleshje fjalësh dhe nganjëherë fizike merrte më shumë fyerje e provokime se sa ftesa për argumentime të  qeta. Armiqësive të kundërshtarëve u përgjigjej me «Deo gratias», falë Hyjiit, që nuk e humbiste durimin! Ishte një njeri me shpirt të pastër, i qëndrueshëm ndaj provokimeve dhe sjelljeve të panjerëzishme.

            Një ditë pasi iu desh të merrte pjesë në një pritje në oborrin mbretëror si mësues i princave, u paraqit me rroba të thjeshta dhe për këtë arsye u nxor tek dera nga një portier. U kthye me rroba më të përshtatshme në festë dhe mundi të ulej në mensë mes fisnikëve të ftuar. Një kamerier i  pakujdeshëm i hodhi sipër tërë pjatën dhe ai i qetë: «Është e drejtë që edhe veshja ime ta ketë pjesën e vet: është falë saj që kam mundur të hyj këtu». Motoja e  tij e preferuar ishte «Excelsior», më lart. Mendonte në të mirë e në të keq për  të  mirën e çmuar që grumbullohet me dashuri. Ishte urtësi shkëputja e  tij nga paraja. Ditën që merrte rrogën universitare e harxhonte menjëherë gjysmën me familjet e varfëra. Në një anektodë tregohet se njëherë u plaçkit nga banditët, gjatë një shtegtimi në Romë. I lehtësuar nga kursimet, vërejti se në fund të xhepit i kishte mbetur një monedhë argjendi. Iu afrua keqbërësve dhe u tha: Keni harruar këtë! Është e mundur që iu kthyen çanta dhe lekët. Vdiq në Krakovia natën e Krishtlindjes dhe është kanonizuar në 1767.


Current track

Title

Artist