Shenjti i ditës: 22 prill – Martirët e Persisë (339 – 376)

Written by on April 19, 2017

Shenjti i ditës: 22 prill – Martirët e Persisë (339 – 376)

 

Persia e Sasanidëve (dinasti që e merr emrin  nga Sasani meshtar) e vazhdon luftën e Pjesëve të pamposhtshme kundër Romës. Dhe ja se si mbërrin në tokën Xaratustrës dhe të Manit (themeluesi  i fesë gnostike dhe sinkretistike manikeiste) shpallja e Ungjillit: në përleshjen mes ushtrisë së Shapurit I dhe perandorit Valerianit persianët u shkaktojnë një disfatë të rëndë romakëve. Vetë perandori burgoset. Të burgosurit romak shfrytëzohen për ndërtimin e urave dhe të qyteteve, sipas urbanistikës romake dhe japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin kulturor të mbretërisë sasanide. Ka edhe një aspekt të dytë që rrjedh nga disfata e romakëve: të burgosurit përhapin në Persi krishtërimin. Mundja e Gjulianit Apostatit, i qëlluar nga një shtizë persiane  me 26 qershor të vitit 363, i lejon Shapurit II (309 – 379) t’i zgjerojë kufinjtë e tij në gjithë Mesopotaminë. Pozita e të krishterëve kundrejt perandorisë së krishterë të Lindjes nxit kundër tyre persekutimin e mbretit, i cili që nga viti 339  fillon një persekutim të përgjakshëm. Mijëra të krishterë e dëshmuan me martirizim fenë e tyre. Sot, Kisha përkujton disa. Ata janë shenjtërit: Abrozimi, Akepsima, Aietala, Axadani dhe Axadi, Bikori, Ebediesu, Jakobi, Jozefi, Mareasi, Milesi dhe Tarbula. Kjo e fundit ishte motra e shën Simonit, ipeshkëv e martir. U akuzua se kishte shkaktuar me anë të magjisë sëmundjen e gruas së Saphur, u dënua me një vdekje mizore. Ipeshkvi Akepsima u martirizua me dy meshtarë, Aietalën e Jozefin. Veprat e martirizimit të tyre janë origjinale. Axadani ishte diakon dhe Axadi një funksionar i shtresës së lartë në oborrin e mbretit. Diakon ishte edhe Ebediesu, ipeshkvi Bikor, Mareasi dhe Milesi.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend